Xherdan Shaqiri ‘krenar’ që ka punuar me Kloppin, shqiptari flet edhe për Guardiolan, Heynckes dhe Hitzfeld

February 24, 2022
1 minut lexim

Xherdan Shaqiri ka thënë se është “krenar” që ka luajtur nën drejtimin e trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp dhe zbuloi natyrën e marrëdhënies së tyre.

Djaloshi shqiptar, i cili së fundmi nënshkroi me Chicago Fire në MLS, e përshkroi kohën e tij me Reds si “të bukur” pasi ai ishte pjesë e skuadrës fituese të Ligës së Kampionëve dhe Ligës Premier.

Ai gjithashtu vlerësoi disa nga trajnerët e tjerë me të cilët ka punuar, përfshirë Pep Guardiolën, gjatë kohës së tyre së bashku te Bayern Munichu.

“Jurgenin e kam njohur për një kohë të gjatë. Që kur kam luajtur për Bayernin, ne kemi luajtur kundër tij – ai ishte trajner i Dortmundit, kështu që ishte një rivalitet i madh atje”, u tha fillimisht Shaqiri gazetarëve.

“Gjithmonë mund të mësosh nga këta trajnerë të mëdhenj. Jam krenar që kam punuar me Jurgen Klopp, kam punuar me Guardiolën, kam punuar me Jupp Heynckes, kam punuar me Ottmar Hitzfeld, trajnerë të mëdhenj që kanë fituar shumë tituj, kanë pasur shumë përvojë”.

“Kështu që ju mund të mësoni shumë, dhe unë jam krenar që mësova kaq shumë gjëra prej tyre, sepse çdo trajner është paksa i ndryshëm. Është vetëm pozitive për karrierën tuaj. Me Jurgen, kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë. Ai më dërgoi mesazhe dhe më përgëzoi për këtë transferim [në Chicago]. Ne vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt”, përfundoi shqiptari.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Georgievski: Kufizimi i marzhit është zgjidhje e pjesëshme e problemeve

Story i radhës

BE-ja do të shpall sanksione të reja kundër Rusisë pas sulmit ndaj Ukrainës

Të fundit nga

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm. Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm
ShkoLartë