Për këngëtaren shqiptare Xhensia Murtezaj sot është një ditë e veçantë.
Këngëtarja sot feston ditëlindjen e saj të 29-të.
Urime të shumta mori artistja nga miqtë, fansat dhe kolegët me rastin e ditëlindjes.
Partneri i saj, aktori Bes Kallaku përmes një “InstaStory” i bëri një urim të veçantë këngëtares.
“Me këtë foto i urojmë mami Xhensila Myrtezaj edhe 100 pranvera me diell dhe këngë të bukura”, kishte shkruar aktori i humorit.
Postimi i Bes Kallakut
Kujtojmë se këngëtarja mbetet aktive edhe me projekte muzikore dhe kënga e fundit është “Mëkati jem”, në bashkëpunim me Majk dhe Getoar Selimin.