Ish-lojtari i Egjiptit: Salah është lojtari më i mirë në historinë e ‘Faraonëve’

Legjenda e kombëtares së Egjiptit, Wael Gomaa, e ka cilësuar Mohamed Salah si lojtarin më të mirë në histori të kombëtares.

Pas eliminimit të Egjiptit në raundin e fundit të kualifikimeve të Kupës së Botës, ndaj Senegalit, Salah e cilësoi Gomaan si një nga lojtarët më të mirë me të cilin ai ka luajtur.

“Kam luajtur për ca kohë me gjenerata të mëparshme, me Wael Gomaa, ai është një nga lojtarët më të mirë me të cilin kam luajtur”, tha Salah.

Në një intervistë për një media egjiptiane ‘KingFut’, legjenda Gomaa e ka quajtur Salah lojtarin më të mirë të historisë së kombëtares së Egjiptit.

“Mohamed Salah është lojtari më i mirë në historinë e futbollit egjiptian, ai është një legjendë dhe ka dhuruar shumë për kombëtaren”, tha Gomma.

Salah i ka udhëhequr ‘Faraonët’ në dy finale të Kupës së Kombeve të Afrikës, por ende nuk ka fituar një trofe me ekipin kombëtar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Xhensila Myrtezaj sot feston ditëlindjen, ky është urimi i Besit dhe vajzës së tyre

Story i radhës

Komisioni i Rithemelimit reagon për Kongresin e PS: Rama i tregoi shqiptarëve se kam vetëm një ofertë të vetme

Të fundit nga