Xhaka zverdhet, Baseli barazon

1 minut lexim

Baseli barazon si vendas me rezultat 2:2 me St. Gallenin, në takimin e javës së 24-të të Kampionatit të Zvicrës.

Futbollisti Taulant Xhaka u paraqit deri në minutën e 46-të, kur u zëvendësua nga Pajtim Kasami.

Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 36-të. 

Chalov në minutën e 56-të e 86-të shënoi për Baselin dhe Guillemenot (20′) e Duah (22′) realizuan për St. Gallenin. 

Baseli renditet në vend të tretë me 41 pikë. 

Betim Fazliji dhe Bastien Toma u paraqitën standardë për St. Gallenin, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 60-të. St. Gallen zë vendin e gjashtë me 30 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Leci: Serbia një mini Rusi në Ballkan, Podgorica: Nën presion për votën “pro” në rezolutë

Story i radhës

Disa arsye pse burrat që tradhtojnë rrinë me gratë e tyre

Të fundit nga