Xhaka debuton me fitore te Leverkusen, Stuttgart shënon pesë në shtëpi

August 19, 2023
1 minut lexim

Bayer Leverkusen e nis me “këmbë të mbarë” edicionin numër 60 të Bundesligës teksa “Aspirinat” mposhtën në shtëpi me shifrat 3-2, Leipzig.

Vendasit e drejtuar nga trajneri Xavi Alonso u shfaqën më kërkues në fushë teksa pjesë e sfidës për 90 minuta ishte edhe mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka.

Për Leverkusen ai që zhbllokoi shifrat ishte Frimpong në minutën e 24 ndërsa Tah dyfishoi 15 minuta më pas. Megjithatë, në të 39-të, Dani Olmo shënoi nga zhvillimet e një këndoreje për të hapur sërish ndeshjen e cila i mbylli 45 minutat e para me rezultatin 2-1.

Në fraksionin e dytë, vendasit gjetën sërish rrugën e rrjetës, këtë herë me Wirts në minutën e 64-të. Por, edhe njëherë tjetër, Leipzig reagoi dhe rihapi ndeshjen me anë të Opendas. Megjithatë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe Leverkusen mori tre pikët e para të kampionatit.

Në ndeshjet e tjera, Stuttgart fitoi me shifrat 5-0, ndërkohë që Augsburg barazoi në shtëpi me shifrat 4-4 ndaj Borussia Moenchgladbach. Sakaq, fitore në javën e parë mori edhe Wolfsburg që mposhti Heidenheim me shifrat 2-0 ndërsa Freiburg mposhti në transfertë 1-2 Hoffenheim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Turqia e kritikon qasjen e OKB-së për ndalimin e ndërtimit të një rruge në Qipro

Story i radhës

Mickoski: Dolën në pah gënjeshtrat e Qeverisë! LSDM: VMRO po bllokon vendin, do të ndëshkohen në zgjedhje

Të fundit nga

ShkoLartë