Në organizim të Kuvendit Nacional të Republikës së Sllovenisë a në kuadër të kryesimit slloven me Këshillin e BE-së, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të BE-së, që mbahet më 28 dhe 29 mars 2022 në Bërdo pranë Kranjit.
Në këtë eveniment do të marrin pjesë kryetarët e parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së, të vendeve kandidate dhe partnerëve të Parlamentit Evropian.
Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, Kryetari i Kuvendit Nacional të Republikës së Sllovenisë, Igor Zorçiç, Kryetari i Këshillit Nacional i Republikës së Sllovenisë, Allojz Kovshca dhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla, me fjalimet e tyre do e hapin këtë konferencë.
Diskutimi është ndarë në dy panele: Për rolin e parlamenteve në zbatimin e politikave të gjendjes së jashtëzakonshme dhe mënyrave të ndërtimit të rezistencës dhe mbrojtjes së qeverisjes demokratike, si edhe për rolin e Bashkimit Evropian si garantues i stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në rajon dhe në fqinjësinë më të gjerë. Kryetari Xhaferi është i ftuar nga ana e kryetarëve të vendeve anëtare të BE-së të drejtohet si folës hyrës në panelin e dytë.
Në margjinat e Konferencës, Kryetari Xhaferi do të realizojë takime bilaterale me nënkryetaren e Asamblesë Nacionale të Republikës Franceze, znj. Laetita Sen-Poll, me Kryetarin e Kuvendit Nacional të Republikës së Bullgarisë, Nikolla Minçev dhe Kryetarin e Kuvendit Nacional të Republikës së Sllovenisë, Igor Zorçiq.