Xhaferi: Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi më të discipinuarit dhe më të rregullt në Kuvend

July 28, 2022
1 minut lexim

Në lidhje me mungesën e kuorumit kohëve të fundit dhe bllokadën aktive të VMRO – DPMNE-së, Xhaferi tha se, duhet të punojnë për pagën e tyre dhe të jenë prezent në sallë. Sipas tij, disa prej deputetëve nënshkruhen në listën e pjesëmarrjes, në bazë të së cilave i marrin kompensimet që u takojnë sipas rregullores dhe nuk janë prezent gjatë seancave përcjell Klan M. Sa i përket mospjesëmarrjes së liderëve të Alternativës dhe Lidhjes Demokratike, Afrim Gashi dhe Pavle Trajanov në takimin e liderëve të shumicës parlamentare, Xhaferi tha se, problemet në koalicionin qeveritar duhet të zgjidhen në mënyrë politike.

“Nuk është çështja e një subjekti, por një subjekti pas tjetri. Nëse raportet në pushtetin ekzekutiv kanë problem për shkak të marrëveshjeve politike, duhet t’i zgjidhin atje. Mua nuk më interesojnë marrëveshjet politike. Këtu jemi për votim të ligjeve. Ka dy zgjidhje – ose do të jesh prezent ose do të shpërbësh Kuvendin apo bëjë shumicë tjetër. Janë të obliguar të marrin pjesë në seancë”, deklaroi talat Xhaferi.

Ndërkaq, në lidhje me mungesën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe atij të PDSH-së, Menduh Thaçi në seanca, Xhaferi tha se në votime ato janë më të discipinuarit dhe më të rregullt në Kuvend.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Godet rrufeja, digjen katër shtëpi në Prilep

Story i radhës

Totti i tërbuar

Të fundit nga

Sermaxhaj te Kika

Kika e Hogoshtit ka emëruar kryetrajner të ri Genc Sermaxhajn. Synimi i Kikës është të sigurojnë ekzistencën në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.  Sermaxhaj ka luajtur në shumë ekipe të

Mexhiti: BDI është e kapur dhe e mbaruar

Zv.kryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti, në fjalimin e tij në Kuvend në përgjigje të interpelancës së parashtruar nga BDI, deklaroi se kjo parti është duke manifestuar një retorikë arrogante dhe

Lushaku-Sadriu fton diasporën të votojë

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë thirrje ndaj diasporës që të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt. Lushaku-Sadriu ka
ShkoLartë