Xhafer Deva, simbol dhe legjendë e Nacionalizmit Shqiptar (2)

February 17, 2022
min lexim

Xhaferr Deva, ky simbol dhe shëmbulli më i lartë i patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar akoma edhe sot tmerron serbët  dhe Serbinë, por jo vetëm ata por edhe vëllezërit internacionalistë e ideologjikë, pinjollët e regjimit ishkomunist në Shqipëri të cilët vranë, persekutuan, shpronësuan dhe përndoqën e internuan nacionalistët  dhe familjet e nacionalistëve shqiptarë.

Nga kush akoma sulmohet me akuza, gënjeshtra e me shpifje shqiptari i madh Xhaferr Deva?

Xhaferr Deva është shqiptari më i madh, është etalon i patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar, që kishte    meritën e madhe  të Bashkimit të Shqipërisë Etnike, në luftë e përpjekje kundër kolonizatorit kriminal e barbar cetniko-komunist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas pushtimit komunist, Deva në SHBA e vazhdoi luften për clirimin e Kosovës dhe të Shqipërsë nga pushtimi komunist sllav në Kosovë dhe nga kumunizmi shqiptar në Shqipëri.

Xhaferr Deva clirimin e Kosovës e shikonte nga perendimi, ndërsa komunistët shqiptare shpirtin dhe zemrën e kishin te Beogradi e te Moska. Brigadat partizane shqiptare ua dorëzuan Kosovën regjimit dhe pushtetit të krimit komunist jugosllav, sllavëve të Jugut. Ja cfare thoshte E.Hoxha, në vitin 1947 kur pati deklaruar se:

“… Çdo gjë e lidhte popullin tonë me sllavët e jugut, jeta, zakoni, burrëria, lufta për indipendencën kundër të njëjtëve armiq…” (Citohet sipas: “Fjala e Enver Hoxhës në Plenumin IV të rinisë popullore”).Shikoni se cfare admiruesi për sllavet, ky që udhëhoqi 45 vjet Shqipërinë, thotë se cdo gjë e lidhte popullin tonë me sllavët e jugut,kur ne fakt asgjë nuk i lidh shqiptarët me ardhacakët dhe pushtuesit sllavë të Iliro-Dardanisë. Po është e vërtetë se vetëm regjimin komunist të Tiranës i lidhte gjithcka me komunistët serbo-sllavë, e së pari ishte ideologjia komuniste dhe propaganda, lufta dhe urrejtja kundër patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar.

Pra shikoni  se cfare injoranti, cfare servili  dhe se sa antishqiptar i madh ishte Enver  Hoxha i cili nuk ka pasur aspak ndjesi për ato krime e fushata genocidiste që kanë bërë serbët në shekuj kundër shqiptarëve. Kjo edhe për faktin se edhe komunistët shqiptarë kanë bashkëpunuar me serbët në krimet,vrasjen dhe genocidin e partizanëve sllav kundër shqiptarëve të Kosovës.Por edhe kryeministri i sotëm i Shqipërisë Edi Rama mbështetës i projektit serb për coptimin e Kosovës që më shumë e ka vizituar Beogradin se Prishtinën, dhe i cili për pajtimin shqiptaro-serb citon deri edhe vargje të shkrimtarit serb Ivo Andriq, të këtij antishqiptari të tërbuar, autorit të projektit për zhdukjen e shqiptarëve.

Regjimi komunist enverist clirimin e Kosovës e “parashikonte” kur të fitonte revolucinoi leninisto-komunist botëror.Pra shikoni se sa i interesuar ka qenë kreu i regjimit komunist shqiptar për Kosovën dhe për cështjen Kombëtare.

 Xhaferr Deva urrehet nga komunistët shqiptarë si dhe ata serbo-sllavë sepse Xhaferr Deva ishte betuar për të mbrojtur me cdo cmim e sakrificë interesat shqiptare dhe luftimin e komunizmit. Ai ishte i pamëshirshëm në luftimin e komunizmit, pasi komunizmi ishte kërcënimi më i madh për kombin shqiptar gjë të cilën e vertetoi edhe historia.

Deva ka qenë shqiptari i parë i cili e dinte se komunizmi në Shqipëri ishte pjellë, zgjatim e vegël serbo-ruse, e dinte se Shqipëria do të pushtohej nga kominizmi serbo-rus, gjë që e cila fatkeqësisht edhe ndodhi. 

Prandaj dhe për këtë arsye akoma edhe sot Beogradi dhe mbeturinat komuniste shqiptare e urrejnë Xhaferr Devën  për atë se Deva  ka luftuar me gjith  shpirt për Shqipërinë etnike, për Bashkim Kombëtar dhe kundër komunizmit.

Akoma edhe sot Xhaferr Deva sulmohet në  Shqipëri nga disa renegatë mediatikë, politikë, nga injorantët e halabakët pseudohistorianë të instituteve marksist-leniniste dhe të atyre të shkollave komuniste si dhe nga  mercenarët e nostalgjikët  serbo-rusofilë. Sulmohet dhe  mohohet vepra e madhe e Xhaferr Devës dhe madje mbrohen shpifjet e trillimet e serbëve dhe të regjimit komunist kundër tij nga disa vemje mediatike dhe politiko-ideologjike të së shkuarës komuniste.

Kosovës dhe jo vetëm asaj por gjithë patriotizmit e nacionalizmit  shqiptar i takon që ta nderojnë në maksimum Xhaferr Devën, këtë shqiptar të madh, këtë patriot të madh i cili gjatë gjithë jetës ka bërë aq shumë për kombin e bashkimin kombëtar kundër armiqve të kombit shqiptar dhe kundër komunizmit.

Deva ka meritën e madhe edhe si mbrojtës i hebrejve sepse kur u takuan  Mateo Matalia e Rafael Jakoel nga komuniteti hebre me Mehdi Frashërin, ai i rekomandoi që ta takonin Xhafer Devën.

Ata u takuan me Devën, dhe Deva refuzonte  haptazi dhe me guxim kërkesën e nazistëve ndaj  hebrenjve, sepse Deva kishte qëndrim krejt të kundërt me nazistët për ceshtjen e hebrejve.

Xhaferr Deva ka meritën e madhe e të jashtëzakonshme të asaj se ai me mjaft dhe me tepër përkushtim kombëtar, me diplomaci dhe me intelgjencë të lartë ,por edhe me trimëri e guxim kombëtar të pashoq ai arriti që të shfrytëzonte konjukturat dhe rrethanat e kohës në mbrotjen e shqiptarëve, në krijimin në ato vite të  shtetit shqiptar të Kosovës me liri, gjuhësi, shkolla, administratë dhe me ushtri shqiptare.

Dhe pas Luftës së Dytë Botërore, Deva ky shqiptar i madh si patriot, si demokrat, si proamerikan e properendimor dhe si antikomunist Deva ka meritën e vazhdimësisë së luftës së tij kundër murtajës komuniste dhe te farkëtimit të aleancës shqiptaro-amerikane,

Prandaj ka ardhur koha që t’i jipen meritat kombëtare e historike Xhaferr Devës. Kosova dhe kombi shqiptar duhet që ta vlerësojnë figurën dhe kontributin e madh kombëtar të Xhaferr Devës duke nxjerre të vërtetat historike  kundër  intrigave,shpifjeve e sajesave djallëzore të regjimit komunist e të strukturave kriminale e genocidste të atij regjimi ushtruar mbi shqiptarët, mbi nacionalzmin dhe patriotzmin e kombëtarizmin shqiptar.

Xhaferr Deva nuk ka vrarë shqiptarë, por Deva i ka mbrojtur shqiptarët nga bandat cetnike dhe nga brigadat partizane serbo-sllave.  Shqiptarë kanë vrarë cetnikët e komunistët serbë dhe komunistët shqiptarë, pasi komunistët edhe eliminimet dhe vrasjet ndërvete ua vishnin  të tjerëve, sepse komunizmi ishte si ajo lavirja që e bën kopilin dhe ua lë në derë të tjerëve.

Gjatë gjithë kohës së regjimit kriminal komunist në Shqipëri,   pa ndërprerë dhe në emër të luftës së klasave është ushtruar mbi popullin shqiptar, sidomos kundër   atyre që tradhtonin komunizmin dhe miqësinë vëllazërore shqiptaro-jugosllave, shqiptaro-sovjetike e shqiptaro-kineze  është ushtruar dhunë, burgosje,  internime  e terror vrastar, ideologjik, politik, psikologjik e gjithfarë ndëshkimesh cnjerezore. Dhe pikërisht autorët e këtyre veprave kriminale në Shqipëri, pikërisht këta  janë edhe sot armiq të nacionalistit e patriotit Xhaferr Deva të cilët flasin akoma  si dikur diktatori në emër të popullit, pasi edhe krimet i kanë bërë në emër të popullit 

Komunizmi sllav dhe ai shqiptar me brigadat partizane të Tiranës kanë vrarë patriotët dhe nacionalistët kosovarë; në bashkëpunim komunistët shqiptarë me ata serbë kanë kryer edhe masakrën cnjerëzore të  Tivarit. Nostalgjikët dhe sigurimsat, persekutorët dhe komunistët e  Tiranës  trillojnë e manipulojnë akoma me masakrën e 4 Shkurtit, në një kohë kur kurrë këta nuk folën për masakrat e kryera nga komunistët e partizanët shqiptarë  së bashku dhe me urdhër të atyre serbë kundër kosovarëve, si dhe as për krimet e komunizmit 50 vjecar në Shqipëri; e madje komunistët shqiptarë as nuk u kanë kërkuar as falje  familjeve të viktimave, dhe as nuk ua kanë treguar varret për të gjetur eshtrat e mbi 5000 te pushkatuarve nga regjimi komunist.

Regjimi enverist nuk kishte si të ishte me Xhaferr Devën sepse komunizmi në Shqipëri ishte ortak me Beogradin, pasi Partia Komuniste Shqiptare u themelua nga emisarët jugosllave Popovic, Mugosha, Tempo  etj. Komunistët shqiptarë e urrejnë Devën sepse  kryeministri serb kishte  thënë se  “Deva nuk blehet me pare se është i pasur, Deva është armiku ynë i përbetuar, Deva duhet vrarë.”

Pra Devën nuk e donte regjimi komunist në Shqipëri sepse ai regjim ishte si ai në Serbi, Deva nuk blihej sic i është lëpirë dhe servilosur komunizmi në Shqipëri herë te Jugosllvia,herë të Rusia e pastaj te Kina,te këta tre armiqt e kundërshtarët më të mëdhenj të shtetit të Kosovës.

 Tiranës komuniste i intersonte pushteti dhe ideologjia. Ajo e tradhtoi Kosovën dhe jo vetëm kaq por Enver Hoxha edhe Shqipërinë deshi ta fuste nën Jugosllavi si republikë e shtatë për interesa personale e internacionalisto-komuniste , ashtu sikurse edhe pinjolli komunist Edi Rama ishte për ndarjen e Kosovës dhe sot për Open Ballkan.

Të gjithë ata të cilët urrejnë  shqiptarin e madh Xhaferr Deva  janë po ata të cilët nuk thonë asnjë fjalë kundër  kryeministrit të  Shqipërisë pse ai shkon , takon e madje edhe harton plane e projekte antishqiptare me nazistin  kohës së  Milloshevicit, me Gebelsin serb, me presidentin e  Serbisë Aleksandër Vucic.

Janë kundër Xhaferr Devës të gjithë ata shqipfolës që nuk e duan Bashkimin Kombëtar; janë serbo-grekofilët dhe ata që e urrejnë nacionalizmin shqiptar; kundër Devës dhe veprës së tij janë shqipfolësit antiamerikanë  dhe korrupsioni e tradhtia; janë ishenveristët e ishtitistët dhe pinjollët e tyre.Kundër Devës janë ata që rrënuan dhe shtrëmbëruan historinë; janë kundër Devës dhe kundër restaurimit të shtëpisë së tij të gjithë ata që rrënuan trashëgiminë kombëtare, që falsifikuan historinë e që shëmben e rrënuan edhe xhamijat e kishat.

Është koha që të dënohen krimet dhe genocidi komunist  dhe që të bëhet dekomunistifikimi si dhe  të rehabilitohen patriotët e nacionalistët e mëdhenj shqiptarë si Xhaferr Deva.

Duhet të dënohet komunizmi ashtu sikurse u ndëshkua edhe nazizmi.

Komunizmit, krimeve të tij u duhet bërë gjyqi, si regjim i cili u shkaktoi shqiptarëve  trauma, të keqija   e fatkeqësi të jashtëzakonshme e të paimagjinueshme pasojat e të cilit shqiptarët po i vuajnë edhe sot, sepse tranzicioni shqiptar ra në dorë dhe u sundua po prej ishkomunistëve dhe  prej produktit të tij: të njeriut të ri të brumosur me ideologjinë antinjerezore, ateiste dhe antikombëtare sllavo-komuniste.

Mediat, historianët dhe intelektualët e Tiranës duhet t’i shkruajnë e t’i thonë të vërtetat dhe të jenë të guximshëm, dhe jo të rrinë në hije dhe të qorrollepsur akoma nga shpifjet dhe trillimet ideologjike e politike të së shkuarës. Politikanët, historianët, mediat dhe intelektualët,  ata duhet të dalin nga korniza e ligësisë dhe injorancës të cilat ua imponojnë servilizmi, amoraliteti intelektual  dhe paraja e  mercenarizmit të interesave politike dhe e shërbesës ndaj  agjendave antishqiptare.

Së pari na takon neve familjeve të dëshmorëve dhe të herojve nacionalistë e patriotë si dhe të intelektualëve me shpirt të pastër shqiptari që të interesohemi dhe t’u kërkojmë institucioneve më të larta  shtetërore rehabilitimin, vlerësimin dhe mirënjohjen e vendosjen në vëndin e merituar në  Tempullin të Lavdisë e të Meritës patriotët dhe nacionalistët e mëdhenj të cilët kanë kontribuar dhe që ia kanë kushtuar gjithë jetën me vepra e sakrifica cështjes së madhe kombëtare, ky shëmbulli i madh për këtë  është Xhaferr Deva. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bitcoin Mining Difficulty Hits Its 3rd All-Time High in a Row

Story i radhës

SHBA: Rusia afrohet më shumë në kufi të Ukrainës, po grumbullon furnizime gjaku

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë