Xavi: Jemi të pamposhtur që nga dhjetori, do luftojmë për çdo trofe të mbetur

Trajneri i Barcelonës, Xavi është deklaruar pas barazimit të vonshëm ndaj Espanyol.

Barcelona në fundin e ndeshjes arriti të fitoi një pikë ndaj Espanyol, falë golit të qendërsulmuesit Luuk de Jong.

Sidoqoftë, Xavi është optimist që Barcelona do arrijë të fitojë trofetë e mbetur dhe këtë e konfirmoi pas barazimit.

“A mund të garojë skuadra juaj? Ne mund të garojmë mirë, nuk jemi mposhtur në La Liga që nga dhjetori, do luftojmë për trofetë e mbetur”.

“Që disa ndeshje të pamposhtur? Është e rëndësishme që të mos humbasim, por duhet të fitojmë pikët e plota dhe sonte mund ta bënim, ndjehemi të kafshuar”.

“Fituam një pikë, por ka shumë për të parë. Mund të fitonim sonte. Pranuam shumë dhe duhet të minimizojmë këtë gjë”, deklaroi ai.

Barcelona momentalisht zë pozitën e katërt në tabelë me 39 pikë, plotë 14 prapa liderit Real Madrid, por kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Polonia përgatitet të pranojë refugjatë nga Ukraina

Story i radhës

Koronavirusi, specialistët: Situata e qëndrueshme

Të fundit nga