whyte me i rrezikshem se wilder 61f7c5a9a100b

Whyte më i rrezikshëm se Wilder

January 31, 2022
1 minut lexim

Bob Arum, promotori i njohur i boksit dhe menaxheri i Tyson Fury, u shpreh se sfida e radhës e kampionit të botës në peshën e rëndë (kategoria WBC) ndaj Dillian Whyte ka për të qenë shumë e vështirë. Ai mendon se Whyte do të jetë më i rrezikshëm në ring se sa Deontay Wilder, të cilin Fury e mposhti në dy sfidat e fundit.

Dueli mes dy boksierëve britanikë pritet të zhvillohet në prill në Britaninë e Madhe.

“Whyte ka një shans të madh përpara, të shpallet kampion bote. Ai është një boksier me grusht të fortë, një boksier i rrezikshëm i peshës së rëndë dhe ka shumë përvojë në ring”, u shpreh Bob Arum, që i kërkon Fury të jetë i kujdesshëm.

“Unë mendoj se Dillian paraqet rrezikshmëri për Tyson, madje është më i rrezikshëm se Wilder.

I këshilloj Tyson të stërvitet mirë dhe të mos neglizhojë asgjë, pasi mund të shkatërrojë gjithçka ka ndërtuar në vite.

Nëse nuk nënvlerëson asgjë, atëherë Tyson do të jetë sërish kampion bote”, tha Bob Arum.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

sa shoke ju duhen ne jete do te habiteni me kete numer 61f7c5a77700b
Story i mëparshëm

Sa shokë ju duhen në jetë? Do të habiteni me këtë numër

i akuzuari gjendet ne burgun e dubraves per veper tjeter penale deshton rigjykimi per mashtrim me viza pune ne prizen 61f7c5ad6450b
Story i radhës

I akuzuari gjendet në burgun e Dubravës për vepër tjetër penale, dështon rigjykimi për mashtrim me viza pune në Prizen

Të fundit nga

ShkoLartë