Sa shokë ju duhen në jetë? Do të habiteni me këtë numër

Ka shokë që qëndrojnë për periudha fare të shkurtra në jetën tonë, ashtu siç ka të tjerë që qëndrojnë përgjithmonë. Me siguri e keni dëgjuar atë shprehjen që thotë: cilësia mbi sasinë dhe po, pavarësisht se tingëllon klishe është fiks kështu.

Mund t’ju duket e habitshme, por një njeriu në jetë i duhen 4 shokë për të pasur një stil jetese të shëndetshme dhe të suksesshme. Cilët janë ata?

1.Një mik që të jep siguri

Secili prej nesh ka dyshimet dhe frikërat e veta në jetë, punë apo problemet familjare dhe kemi nevojë për një shokë tek i cili mund të mbështetemi gjatë këtyre momenteve. Eshtë ai të cilit mund t’ja themi të gjitha pa patur ndrojtje apo pa u vënë në siklet.

2.Një shokë me të cilin mund të budallallepsesh gjatë gjithë jetës tënde

Ndonjëherë duhet ta lëmë veten të lirë të dalim nga “kornizat” dhe çfarë ka më bukur sesa një shok me të cilin mund të bësh çmendurira? Eshtë ai lloji i mikut që ta kupton humorin, pranon shakatë e tua të rënda dhe të ndjek pas në çdo telash. Ju as që doni ta mendoni sa e mërzitshme do të ishte jeta pa të.

3.Një mik që të na ndihmojë të qartësojmë mendjen

E kemi fjalën për atë shokun që na jep këshillat e duhura dhe të vërteta kur më shumë kemi nevojë. Eshtë ai që na frymëzon t’i zgjidhim problemet dhe të marrim vendime edhe atëherë kur nuk jemi të qartë me veten. Zakonisht ky lloj njeriu vjen vonë në jetë dhe është shumë i lumtur ta ndajë eksperiencën e tij me ne.

4.Miku që na ndihmon të arrijmë qëllimet dhe objektivat

Studimet thonë se të kesh një shok në punë të ndihmon të jesh më i përfshirë dhe më produktiv. Një njeri i tillë të inkurajon të përfundosh detyrat e ditës me dëshirë dhe të marrësh sfida të reja plot energji.

Duke patur pranë një njeri të tillë, mund të çlironi shumë nga stresi dhe presioni i akumuluar gjatë ditës dhe puna do t’ju duket qejf.

Bonus: Shokun e ngushtë!

Shoku i ngushtë është një pjesëtar i shtuar i familjes, dikush të cilin ti ndan gjithë eksperiencat dhe sekretet. Eshtë ai njeriu i cili do të jetë gjithmonë pranë teje, pavarësisht çdo gjëje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

KS i OKB-së diskuton për krizën rreth Ukrainës

Story i radhës

Whyte më i rrezikshëm se Wilder

Të fundit nga