West Ham gjen zgjidhje te kombëtarja gjermane

West Ham nuk po gjen paqe me sulmin.

Edhe pse bleu në merkaton e janarit Danny Ings dhe italianin Gianluca Scamacca në verë, trajneri David Moyes nuk po sheh rezultate.

Drejtuesit po shohin për alternativa të tjera. Bild në Gjermani shkruan se klubi londinez ka në listën e objektivave sulmuesin e Werder Bremen, Niclas Fullkrug.

Këtë sezon ai ka shkëlqyer në Bundesliga, duke regjistruar 15 gola e 5 asiste në 25 ndeshje. West Ham do tentojë ta transferojë sulmuesin, i cili vlerësohet me 10 milionë euro.

Anglezët nuk e kanë problem këtë pjesë dhe priten zhvillime në verë. 30-vjeçari debutoi me kombëtaren e Gjermanisë në Katar 2022. Deri tani numëron katër ndeshje dhe tre gola.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

3 shenjat e Horoskopit që do fitojnë shumë para, zbuloni nëse bëni pjesë edhe ju

Story i radhës

Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Të fundit nga