Kujdes, nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në rrugët e Shkupit

 Në Shkup nesër prej orës 8 deri në orën 18 do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit për shkak të shënimit të 7 Majit – Ditës së Policisë. 

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se në këtë periudhë kohore i mbyllur për komunikacion do të jetë buleverdi “ASNOM” nga udhëkryqi me bulevardin “Serbia” deri në udhëkryqin me bulevardin “Marshi i shkurtit”. 

Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të komunikacionit. Nga SPB Shkup u apelojnë të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’i respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit policorë. 

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Prapaskenat mbi njohjen e Izraelit, gjenerali shqiptaro-amerikan zbulon të pathënat: Çfarë ‘kurdisën’ Thaçi, Trump e Grenell!

Story i radhës

“Treni Bullgar” në Likovë, Demiri kërkon përgjegjësi

Të fundit nga