Prapaskenat mbi njohjen e Izraelit, gjenerali shqiptaro-amerikan zbulon të pathënat: Çfarë ‘kurdisën’ Thaçi, Trump e Grenell!

Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha ka treguar se si një kolonel i kishte thëmë se Kosova ka gabuar që e ka njohur Izraelin, derisa shtoi se edhe ai u pajtua me këtë gjë.

Për këtë, Maralusha listoi disa arsyje, duke thënë se qeveria e mëhershme mori këtë vendim (njohjen e Izraelit), pasi Trump dhe Grenell u pretmuan se do i hidhnin akuzat e ngritura për krime lufte ndaj tyre.

Më tej, gjenerali potencoi se për këtë shkak gjykata nxitoi dhe e ndalën udhëtimin e Thaçit për në SHBA, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sa për kuriozitet, një shok i imi, kolonel penzionist i marinsave (USMC) dhe me origjinë hebreje më tha një gjë shumë interesante, se qeveria e Kosovës (kjo që ishte para Albin Kurtit), bëri një gabim trashanik dhe shumë të dëmshëm që e njohu shtetin e Izraelit, dhe unë pajtohem me këtë mendim.

Si rezultat i kësaj njohjeje, Kosova nuk u njohë nga 19 apo 20 shtete të Afrikës dhe Amerikës Latine. Unë i thash se udhëheqësia kosovare e asaj kohe e morën këtë vendim se ata mendonin se Trump/Grenell ua relaizojnë premtimin e atyre e akuzat serbe kundër tyre për krime lufte (p.s. edhe pse nuk ishin të vërteta) do të hidhen poshtë.

Por, kjo nuk ndodhi dhe sot disa prej tyre gjenden në Hagë.

Kur gjykata e kuptoi se Grenell me Trumpin e morën këtë vendim me e avancu karrierën e tyre politike dhe financiare, gjykata dhe dy shtete mike të Kosovës, E ndalën udhëtimin e Thaçit për në SHBA, duke ia kthyer aeroplanin në gjysmë të rrugës.

Unë jam i sigurt që ky incident ishte i vërtetë apo jo…,por unë pajtohem që një gjë e tillë ndodhi në të vërtetë.

Story i mëparshëm

Ademi: Më 8 maj Fronti Europian me fitore bindëse, vullneti i qytetarëve për referendum është më unifikues se kurrë!

Story i radhës

Kujdes, nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në rrugët e Shkupit

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez