Vulin, si gjithmonë, konsekuent në gjuhën e urrejtjes dhe nxitjes së konfliktit serbo-shqiptar

March 30, 2022
min lexim

Kur konstatojmë dhe themi se Vulin me gjuhën e urrejtjës nxitë konfliktin serbo-shqiptar, ai këtë me siguri e merr si lavdatë dhe meritë, dhe me këtë lërë të gjykohet se krenohet sepse mendon se ashtu e paska arritur objektivin e vetë. Por sot Ministri i punëve të brendëshme të Serbisë, Aleksander Vulin, dhe vulinët tjerë që nxisin konflikte, duhet t´a kujtojnë edhe këtë se, intervenimi antigjenocidal i NATO-s në luftën e vitit 1998/99 në Kosovë nuk ka qenë kurrsesi rastësi, por ka qenë thellësisht analitik e i menduar mirë për një faqe të re të historisë, e cila vazhdon, dhe për atë arsye, edhepse Kosova nuk është në NATO, dihet mirëfilli se NATO është në Kosovë. E tërë bota tani e ka kuptuar sjelljën më shumë se një shekullore, ekspanzionizmin, hegjemonizmin dhe  karakterin kolonial dhe gjenocidal të Serbisë. Kosova vetëvetiu e din se Serbia e sotit nuk është ajo që ka qenë, me të cilin fakt kërcënon sot Serbia, por edhe Serbia nuk guxon kurrsesi të harrojë se as Kosova nuk është ajo çfarë ka qenë dikur sepse tani e ka NATO-n brenda e cila e ruan paqen dhe stabilitetin në rajon si dhe e ka përkrahjën e gjithë opinionit demokratik e antikolonial botëror.

Me rastin e suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, të bazuar në vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) të dt. 24 mars 2022, për shkak të pjesëmarrjes së saj në takim me president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Mbledhje të Këshillit të Sigurisë në Beograd, shumë zyrtarë të Serbisë, dhe ndër ata posaqërisht Vulin, e kanë sulmuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilin bashk me demokracinë e kanë si “therrë në sy”, dhe përpiqen të krijojnë tensione dhe kanë këcnuar me konflikt të armatosur duke ia lërë përgjegjësinë Kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë Kosovës.

Lidhur me këtë rast Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë shpjegimin dhe është deklaruar dhe iu ka shpjeguar thjeshtë, si filloristëve, gjithë atyre që ende nuk e kanë kuptuar, se shteti i Kosovës kultivon vlerat dhe normat demokratike euroatllantike dhe në Kosovë drejtësia është e ndarë dhe vepron në mënyrë të pavarur nga politika, dhe se ai nuk ka kompetencë e përgjegjësi dhe nuk ka asgjë të bëjë me atë rast sepse ajo është çështje ekskluzivisht e Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe jo e Kryeministrit.

Por Vulin, që karrierën e vet politike e ka ndërtuar dhe e ndërton edhe sot duke manipuluar me ndjenjat shoveniste e serbomadhe të pjesës së popullit serb dhe nxitjën e konflikteve serbo-shqiptare, rastin në fjalë e ka interpretuar sipas objektivit të vet:  “Ky është hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë, të cilin shqiptarët po e përgatisin”. Dihet nga ana tjetër se është pikërisht Serbia ajo që po u armatosët gjithnjë e më shumë dhe ABC-ja e çdo doktrine ushtarake tregon, ashtu siç e ka dëshmuar edhe historia, se armatimi është hapi i parë i çdo agresori drejt konfliktit të armatosur me qellim që palën tjetër që nuk armatosët dhe është paqësore ta përfshijë në atë luftë. Vulin me atë e shprehë edhe parapërgaditjën e Serbisë për konflikt në Kosovë në pritje me shpresë dhe optimizëm të rezultateve mundësisht të favorëshme për Serbinë nga konflikti i Rusisë me Ukrainën. Nga ajo pritje dhe nga aleanca serbo-ruse, Serbia nuk e ka harmonizuar as politikën e vetë  me BE, kur është fjala për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

Hegjemonët dhe serbombëdhenjët me të drejt nuk kanë arsye të brengosën dhe të ndiejnë ndonjë mungesë tëVuciqit, dikur ministër për (dez)informim në qeverinë e Millosheviqit, e i dëshmuar në rolin e Gebelsit në fashizmin gjerman, sepse atë e zëvendëson sot plotësisht Vulin, edhepse nga një ministrie tjetër. Kuptohet se duke u vuar Liljana Stefanoviq paraprakisht nën diktatin e Serbisë, Vulin e ndien tani si obligim t´i del në mbrojtje asaj dhe të dezinformojë e propagandojë duke akuzuar shqiptarët paqësorë kinse po përgadisin konflikt të aramatosur. 

Në paraqitjën e vetë edhe me këtë rast, si shumë herë në raste tjera, Vulin, për të shprehë urrejtjën patologjike dhe racizmin e vetë dhe për të manipuluar me ndjenja shoveniste serbomadhe, shqiptarët i fyen dhe i quan ”siptari”, që të kujton një kohë të kaluar, respektivisht kohën kur Serbia ishte dhe quhej ”Pashalluku i Beogradit” (periudha në mes të shek.15 dhe 19) me kryeqytet Smederevën që ishte një qytezë e vogël, koha atëherë kur Serbia ende nuk e kishte as identitetin dhe suverenitetin e vetë shtetëror, e deri ku faktikisht në atë kohë shtriheshin shqiptarët në tokat e tyre stërgjyshore. Serbët në atë kohë, për herë të parë, kanë ra në kontakt të parë me shqiptarët në atë vijë kufitare dhe duke e dëgjuar gjithandej, në tërë hapësirën nga jugu i  pashallukut e teposht, çdo ditë emërtimin shqiptar, duket të kenë nxjerrur, nga keqdëgjimi apo nga keq-qëllimi,  variantin e tyre”shiptari”. Sot ky termin për të gjithë është i njohur si variant i kohës ”Pashallukut Beogradit”, dhe është shprehje e urrejtjës me të cilën serbët, të ardhur disa shekuj më herët nga Karpatët, kryen gjenocid ndaj shqiptarëve e ekspansion territorial dhe i dëbuan shqiptarët nga tokat stërgjyshore dhe okupuan ato toka. Këto pastrime etnike të shqiptarëve në atë kohë më së miri, përpos shumë të tjerëve, i shpjegon edhe serbi Jovan Haxhivasileviq kur fletë për pushtimet e Serbisë në jug dhe thotë se “dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllim që Serbia të bëhet shtet i pastër nacional dhe të krijohet mundësia që aksioni serb në të ardhmen të drejtohet kah pjesët e Kosovës”. 

Gjeneratat serbe më pastaj, duke u bazuar në gjuhën e etërve dhe gjyshërve të tyre, përdorën për shqiptarët termin dhe ”variantin e Pashallukut Beogradit”. Sigurisht që edhe Ministri i brendëshëm i Serbisë, Vulin, po nga i njëjti ndikim, por edhe nga racizmi i tij dhe për treg të brendëshëm për të manipuluar me ndjenjat shoveniste e serbomadhe, e përdor termin ”shiptari” që është një apelacion sistematik i tij dhe na kujton të gjithë neve, shqiptarëve dhe të gjithë serbëve, dhe na asocion dhe nuk e lë askënd të harrojë kohën e ”Pashallukut të Beogradit” gjithëherë kur e  përdor atë termin. Vulin, i humbur në hapsirë dhe kohë, është mirë të riorientohet, e mos të përdor gjuhë të urrejtjës dhe mos të nxitë konflikte të reja ndërnacionale, por, për të mirën e serbëve dhe shqiptarëve dhe paqës e stabilitetit në rajon, të ndikojë pozitivisht në kultivimin e marrëdhënjeve të mira fqinjësore serbo-shqiptare.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aksion i madh policor në Shtip, kapet drogë në vlerë gjysmë milioni euro

Story i radhës

Pentagoni: Forcat ruse po largohen nga Kievi, po ripozicionohen në këtë vend

Të fundit nga

Conte: Napoli kryeson Serie A, por duhet…

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka vlerësuar progresin e skuadrës së tij këtë sezon, por ka paralajmëruar se rruga përpara është ende e gjatë. Pavarësisht se Napoli kryeson tabelën e Serie A,
ShkoLartë