Vuçiqi mburret me marrdhëniet me Shqiprinë, kërkon drejtësi për viktimat serbe në Kroaci

min lexim

Kohë pas kohe, ua lëshoi syrin edhe mjeteve informative të shtetit armikë. Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Botëror Ekonomik, në Davos – Zvicer, për B92 të Beogradit, Kryetari i Serbisë famkeqe, përveq tjerash, kishte deklaruar se:

Me Shqiprin dhe Maqedonin Veriore i kemi marrëdhëniet më të mira se kurr më par duke aluduar në Ballkanin e hapur. Mendova, e mjera Shqipria, i mjeri populli shqiptar.

Duke polemizuar me Kroacin, përveq tjerash, deklaronte se, Serbia kërkon drejtësi, për fëmijt serb të mbytur në Kroaci. Madje, deklaron se, edhe në se, hyrja në BE, kushtëzohet me pajtimin me vrasësit e femijve serb, Serbia nuk do të pranoj…

Në këtë konstelacion, më duhet ti veçoi dy momente – gjëra:

Çka po ndodhë në atë Shqipri, te cilen, deri dje, tegjith shqiptarët e kanë konsideruar si nënë. A ka të bëj me popullin apo shtresen politike, te cilen Kryeministri Rama e mban në grusht?!!! Është fakt se, në të kaluaren historike, mbar popullit shqiptar, i kanë munguar shkollat, arsimimi. Megjithatë, në kohen e histories së re, është zhvilluar edhe arsimimi. Në procesin e arsimimit, lëmia kryesore është, ose duhet me qenë historia e kombit dhe shtetit. Nuk duhet me qenë diskutabile, në asnji moment se, në agjenden e politikes serbe shekullore apo epokale, ka qenë dhe është zhdukja e shqiptarve. Kuptohet, në procesin e zhvillimit të mbarë bashkësisë ndërkombëtare dhe te shteteve, zhvillohet edhe procesi i mardhënieve ndërshtetërore. Megjithatë, ky process kërkon vemendje dhe kujdes të veqant se me cilin shtet çfarë mardhënie mund dhe duhet të zhvillohen, çfar mardhënie duhet me patur me shtetin I cili pretendon me të zhdukë.

Nuk ka turp dhe rrezik më të madh se injorimi I Kosoves, injorimi I shqiptarve në shtete tjera dhe kultivimi I mardhënieve miqësore me atë i cili, historikisht pretendoi dhe pretendon me të zhduk. Populli duhet të zgjohet, të vjen në vete dhe, fatin ta merr në duar të veta. Në se populli nuk e vëren ose nuk reagon kundër veprimeve të dëmshme të shtreses politike, kishte me qenë më se normale, që shtresa intelektuale – Akademia e shkencave ta ngritë zërin, të vepron në interest të popullit dhe kombit, i cili, mjerishtë, është i shpartalluar si asnji komb tjeter.

Kryetari I Serbisë ngurron dhe insiston për drejtësi, për nji grusht viktimash në luften serbo-kroate. Në anen tjeter, as mendja nuk i shkon që të mendoi, për krimet të cilat, Serbia, i bëri në Kosovë, krime te cilat e përmbushin definicionin e gjenocidit – vrasje të shumta, shpërngulje të kosovarve nen presion, dhunime të shumta, madje, as pas 20 viteve, nuk tregon se ku gjinden kufomat e plus minus 1600 kosovarve të rrembyar dhe te egzekutuar. Gjatë këti krimi, Kryetari Vuçiq ishte edhe pjestar aktiv i shtreses politike serbe.

Shum here frostrimet vijnë edhe nga institucionet, brenda bashkësisë ndërkombëtare! Megjithatë, mendoi se frostrimet në fjalë, përveq tjerash, janë edhe pasojë e dobësive të shtresave politike të shteteve shqiptare – Shqiprisë dhe Kosoves. Vite me radhë, në te dyja shtetet, në betejat në mes subjekteve politike, qellimi kryesor, ka qenë marrja e pushtetit. Ndërkaq, mendoi se nuk ësshtë kontestuese, se gjatë tër kohes, shtresave politike, iu mungoi përkushtimi, sinqeriteti, profesionalizmi…., ndaj shtetet shqiptare edhe gjinden aty ku gjinden, zhvillimi eventual nuk leviz, interesi i popullit injorohet, në shprehje vijn përpjekjet per interese të grupeve, te cillat synoin kapjen e shtetit…. Nga këto dhe dobësitë tjera, pa dyshim, rezulton edhe mungesa e autoritetit të duhur te shtetit.

Nji fjalë e moqme thot se – gjysa e punes kryhet ne se e dine me ken ki punë. Në se shqiptarët nuk e dine se kush është Serbia, askush tjeter nuk do e dij.

Luz Tomaj, jurist

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Dhjetëra të vdekur nga vërshimet në Brazil

Story i radhës

​Ngjarjet e datës 30 maj

Të fundit nga