Vuçiqi dhe zgjedhjet në Serbi

March 25, 2022
min lexim

Duke patur para sysh të kaluarën e Aleksandar Vuçiqit që nga vitet e 90-ta, « kontributin » e tij në luftën e Kosovës dhe Bosnë e Hercegovinës, lidhjet e tij me korrupsionin dhe oligarkët e inkriminuar, lidhjet me kriminelët e nëntokës në Veriun e Mitrovicës, mosinteresimin për anëtarësim në BE, por vetëm për shfrytëzimin e fondeve, kredive dhe ndihmave të saj, për SHBA-të dhe BE-në, Vuçiqi po konsiderohet si politikan i dështuar, politikisht i plagosur, dhe instrument i Rusisë.

Viteve të 90-ta kur Millosheviqi ishte në pushtet dhe zbatonte politikat ekspansioniste, Vuçiqi  dhe Daçiqi ishin ministra në Qeverinë e Serbisë duke u bërë pjesë e rëndësishme e luftënxitjes dhe propagandës.

Tani kur Aleksandar Vuçiqi është president i Serbisë, ai fatkeqësisht vazhdon politikat agresive dhe hegjemoniste të Millosheviqit për ndarjen e Kosovës dhe Bosnë e Hercegovinës. Serbia duke u armatosur nga Rusia dhe Kina, u bë faktor destabiliteti duke e rrezikuar sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Mirëpo me agresionin rus ndaj Ukrainës, me sanksionet e SHBA-ve, BE-së dhe shteteve tjera demokratike perëndimore, e sidomos me vështirësitë, rezistencën dhe humbjet që Rusia po i pëson nga ushtria dhe populli i Ukrainës, Rusia është në rrugën më të mirë drejt izolimit, shkatrrimit ekonomik dhe politik, që shumë vështirë do t’a ketë të mëkëmbet për dekada. Kjo situatë në Rusi ka ndikim të drejtëpërdrejtë edhe në pozicionin dhe primatin që ka Serbia në Ballkanin Perëndimor. Me disfatën e Rusisë, domosdoshmërisht Serbia do të dobësohet, veçanërisht sepse nuk është alinjuar me SHBA-të dhe BE-në, por përkrah Rusinë. 

Në këto kushte Serbia, jo vetëm që nuk do të mund të llogaritë më në përkrahen dhe ndihmën ruse, por ajo do t’i bindet Rendit të ri gjeopolitik botëror, që do të vendoset pas disfatës ruse.

Këto zhvillime në arenën ndërkombëtare janë në favor të Kosovës, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë që mbahen me 3 prill.

Nëse Aleksandar Vuçiqi rizgjidhet president i Serbisë, kjo mund të jet mirë për Kosovën, sepse për momentin opozita në Serbi është gati inekzistente dhe nuk ka ndonjë lider që mund të merr vendime të mëdha. 

Duke patur parasysh rolin e Vuçiqit gjatë luftrave në ish Jugosllavi, zhytjen e tij në korupcion dhe krimin e organizuar, ai bëhet politikan lehtësisht i shantazhuar, sikurse me përballjen e tij në Tribunalin Penal Ndërkombëtar të Hagës ashtu  edhe si  shënjestër i Dekretit të presidentit amerkan.

Edhe përkundër kritikave të vazhdueshme të opozitës, është për t’u lavdëruar Qeveria Kurti që dialogun me Serbinë nuk e kishte vendosur si prioritet dhe që nuk nxitoi t’ia plotësoi kërkesat dhe dëshirat e Serbisë në bisedimet në Bruksel, ashtu siç bënë politikanët  paraprak që ishin të nënshtruar, nënçmuar dhe servil ndaj Serbisë.

Konteksti i ri ndërkombëtar dhe e kaluara e inkriminuar e Vuçiqit, do të ndikojnë në rritjen  e presionit dhe shantazheve të faktorit ndërkombëtar e sidomos të SHBA-ve ndaj tij, për t’a detyrar në arritjen e Marrëveshjes finale për njohjen reciproke Kosovë – Serbi.

Kjo « kohë » është duke punuar për Kosovën, për antarësimin e saj në Këshillin e Europës, NATO, përafrimin me BE-në, pranimin në shumë institucione tjera ndërkombëtare, njohje të reja…. Kurse Serbia duhet të zgjedh, mes Perëndimit dhe Lindjes, mes Rusisë dhe Kinës dhe SHBA-ve dhe BE-së, sepse koha kur Serbia shantazhonte Kosovës dhe Bosnë e Hercegovinën  me ndarje dhe luftra, po ikën.

Vuçiqi është i vetdijshëm, se gjithënjë e më tepër  do të kritikohet dhe izolohet nga SHBA-ja dhe BE-ja, prandaj për të mbetur në pushtet, duhet ti plotësojë kërkesat e tyre ose ai një herë e përgjithmonë do të largohet nga politika, nuk ka zgjidhje tjetër.

Autori – jurist i diplomuar

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lëvizjet e fundit: Ushtria ruse po përforcohet me trupa nga Gjeorgjia

Story i radhës

​Shpërthen gripi i shpendëve në Evropë

Të fundit nga

ShkoLartë