spitali i femijeve rreth 200 paciente te trajtuar gjate kujdestarive detaje 677ea95a19b3c

Spitali i fëmijëve/ Rreth 200 pacientë të trajtuar gjatë kujdestarive (Detaje)

January 8, 2025
1 minut lexim

Drejtori i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi në një deklaratë me shkrim të dhënë për TV Klan Maqedoni, ka njoftuar se gjatë festave të fundvitit por edhe tani është rritur ndjeshëm numri i fëmijëve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në klinikën për fëmijë.

Sipas Memedit, numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore shkon deri në 200.

Tregon edhe simptomat nga të cilët vuajnë më shpesh pacientët që janë trajtuar.

“Në periudhën e fundit, veçanërisht gjatë festave të fundvitit, është rritur dukshëm numri i pacientëve fëmijë që kërkojnë kujdes mjekësor në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup. Numri arrin deri në 200 pacientë gjatë shërbimit 24-orësh, të cilët vijnë direkt nga shtëpia pa rekomandim nga mjeku i familjes ose nga niveli i mesëm. Shumica e tyre kanë simptoma të respiratore, infeksione virale të frymëmarrjes, si dhe shenja të infeksioneve të zorrëve – me të vjella dhe diarre. Më shumë se 90% e pacientëve kanë simptoma të lehta që kërkojnë vetëm trajtim ambulator në nivelin parësor ose dytësor të kujdesit shëndetësor”, ka deklaruar Rexhep Memedi për Klan Maqedoni.

Apelon që të gjithë të kenë kujdes dhe kërkon që të shmangen kontaktet direkte me personat e prekur dhe me simptoma.

“Apelojmë që të shmanget kontakti me personat që kanë simptoma të gripit, të mbrojmë fëmijët, të marrjes më të madhe të lëngjeve dhe të llojit elektrolit tek fëmijët dhe terapinë me vitamina”, tha Memedi për Klan Maqedoni.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

konfirmohet shkaku i vdekjes se liam payne 677ea5656d11d
Story i mëparshëm

Konfirmohet shkaku i vdekjes së Liam Payne!

pensionisteve po u kthehet dinjiteti 677eaa0d3f81d
Story i radhës

Pensionistëve po u kthehet dinjiteti!

Të fundit nga

Mot më i butë parashikohet për fundjavë

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të
ShkoLartë