Vuçiq me bashkëpunëtorët e tij kërkojnë qeveri qingjash nga Kosova në dialog me Serbinë!

Presidentit serb Aleksandër Vuçiqit dhe bashkëpuntorëve të tij i’u hasi gozhda në çelik, nga qeveria e tanishme e Kosovës, në praninë e ndërkombëtarëve në dialogun Kosovë-Serbi. Vuçiq me bashkëpuntorë të tij edhe tani po kërkojnë qeveri qingjash nga RK-së, në dialogun Kosovë-Serbi. Është rast i mirë që për lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi tashmë po angazhohet i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, prandaj është e rrugës që pozitë dhe opozitë së bashku për këtë çështje të dialogut të kenë një koncensus nacional për t’i arritur suksein e duhur për RK-së.

-Ata që i mbytën gjymtyrët e trupit RK-së përmes dialogut destruktiv me Serbinë, edhe më tutje po kërkojnë “tolerancë” t’i bëhet Serbisë përmes dialogut, në mënyrë që RK-së t’i mbysin trupin edhe kokën dhe ta bëjnë jo funksionale si shtet, që pastaj ta akuzojnë, Kosovën, serbët te ndërkombëtarët se Kosova për shkakun e paaftësisë së saj, për ta mbajtur vehtën, nuk mund të egzistoj si shtet.

-Mjerishtë në këtë valle ishin edhe ca shqipfolës që e pruan RK-së përmes firmosjes së nënshkrimeve në një gjendje aq të pafavorshme për t’i zhbë të këqiat që i bënë më parë ata Kosovës përmes ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve, meqë, ato firmosje nënshkrimesh tashmë kanë edhe obligime ndërkombëtare.

-Dëmet që iu bënë RK-së përmes nënshkrimeve nuk mund të shlyhen tërësisht sepse tashmë janë obligime, përmes ndërmjetësuesëve, ndërkombëtare, por këto dëme për vendin tonë mund të minimizohen.

-E rrugës është të paktën ata që u nërsyen me nxitim në dialogun Kosovë-Serbi dhe të cilët dëmtuan aq shumë popullin e vet përmes kafshimeve të tyre, është mirë mos të flasin edhe më, mos ta ngarkojnë vehtën edhe më, sepse për dëmet që i bënë Kosovës, në forma të ndryshme, përmes firmosjes së nënshkrimeve në prezencën e pranisë së ndërkombëtarëve, sigurisht se do të përgjigjen në të ardhmën pranë organeve të drejtësisë së RK-së.

-Uroj të mbrohet RK-së në dialog me Serbinë në kuadër të Kushtetutës së RK-së së bashku me miqtë tanë, posaçërishtë përmes miqësisë së përhershme që kemi me SHBA-në, duke i njohur ata me specifikat që tenton t’i fus Serbia për ta bërë Kosovën jofunksionale. Inkorporimi i SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi është ndihmes e madhe për drejtësinë, pra, është ndihmes për RK-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Iliri po të futi llapën të shkriu”/ Biseda “hot” e banorëve në orët e vona të natës

Story i radhës

RMV/ Vijon pagesa nga të drejtat e mbështetjes sociale dhe fëmijërore

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish