RMV/ Vijon pagesa nga të drejtat e mbështetjes sociale dhe fëmijërore

1 minut lexim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se gjatë ditës së sotme ka filluar pagesa nga të drejtat e mbështetjes sociale dhe fëmijërore për muajin janar.

Sipas njoftimit, shfrytëzuesit e të drejtave që posedojnë kartelë debitore do të mund t’i marrin të hollat në bankomate ose t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa elektronike.

Po ashtu për të mos patur turmë para bankave dhe në kushte të COVID-19, shfrytëzuesit e këtyre të drejtave që nuk kanë kartela, do të mund ta marrin pagesën në dy grupe, ndërsa ndarja e grupeve bëhet sipas shkronjës së parë të mbiemrit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vuçiq me bashkëpunëtorët e tij kërkojnë qeveri qingjash nga Kosova në dialog me Serbinë!

Story i radhës

Avokati i Popullit: Rasti i Ëmblës tregon papjekurinë në shoqërinë tonë

Të fundit nga