Vuçiq: Lufta në Ukrainë mund të nxisë një konflikt global

May 26, 2024
1 minut lexim

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “ka mbetur pak kohë për të përfunduar konfliktin në Ukrainë”, i cili sipas tij rrezikon të dalë jashtë kontrollit dhe të nxisë një luftë globale.

“Bota është në prag të një konflikti global gjithëpërfshirës dhe ka të ngjarë që tashmë është tepër vonë për ta shmangur atë”, u shpreh ai.

“Kam frikë se ka mbetur pak kohë që lufta në Ukrainë të ndalet. Shpresoj se është ende e mundur, por kam frikë se në fakt nuk është. Kam frikë se treni tashmë është larguar nga stacioni, ka filluar të lëvizë dhe askush nuk do ta ndalojë atë”, tha Vuçiç.

Duke shpjeguar parashikimin e tij, Vuçiç tha se konflikti po shtyhet nga industria ushtarake globale, përfituesit e luftës të cilët janë të interesuar ta zgjerojnë dhe zgjasin atë në vend që të kërkojnë një zgjidhje.

“Kur makina e luftës fillon të nxehet, atëherë ka një lob ushtarak dhe një lob të industrisë ushtarake që duan që ai të intensifikohet, dhe atëherë nuk do të ketë më përpjekje për paqe, është e vështirë të ndalet”, tha ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Detyruan shqiptarët të ndryshojnë emrat”, mediat greke: Rama provokon Greqinë në Itali

Story i radhës

LAJMI I FUNDIT/ Raportohet për tre të plagosur në Rrugën e Plastikave në Shkup!

Të fundit nga

Ndahet nga jeta ish-portieri kuqezi

Klubi i Milanit në zi. Është ndarë nga jeta në moshë 89-vjeçare, Fabio Kudiçini, ish-portier i madh i kuqezinjve, i cili shkroi historinë e futbollit në vitet ’60 dhe njihej si “Merimanga
ShkoLartë