dinosauret jane shfaqur me heret nga sa ishte menduar 677f0cb273648

Dinosaurët janë shfaqur më herët nga sa ishte menduar

January 9, 2025
1 minut lexim

Dinozaurët duket se kanë qenë të pranishëm në hemisferën veriore miliona vjet më herët se sa dihej më parë, sipas fosileve të një dinosauri të ri të zbuluar nga paleontologët në ‘Universitetin e Wisconsin-Madison’ .

Ekipi hulumtues ka studiuar fosilet, që kur u zbuluan për herë të parë në 2013 në atë që tani është Wyoming, një zonë që ishte afër ekuatorit të pjesës veriore të superkontinentit parahistorik ‘Pangea’ të quajtur ‘Laurasia’.

Dinozauri i quajtur “Ahvaytum bahndooiveche” është tani më i vjetri i njohur në superkontinentin ‘Pangea’ dhe vlerësohet të jetë rreth 230 milionë vjet më parë i krahasueshëm me moshën e dinosaurëve më të hershëm të njohur në superkontinentit jugor, ‘Gondwana’.

Megjithëse studiuesit nuk kanë një ekzemplar të plotë të dinosaurit, ata kanë gjetur mjaft fosile, veçanërisht pjesë të këmbëve të tij, për të identifikuar dinosaurin si një të afërm sauropod shumë të hershëm. Zbulimi përshkruhet në një botim në Revistën Zoologjike të Shoqërisë Linnean .

Zbulimi i kësaj specie duket se përmbys pikëpamjen mbizotëruese se dinosaurët u shfaqën në Gondwana, pjesa jugore e superkontinentit Pangea , miliona vjet përpara se të përhapeshin në Laurasia.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vota e diaspores percaktues ne rezultat celibashi edhe nje vote ben diferencen mund ti jape fitoren opozites 677f0355d1c54
Story i mëparshëm

Vota e diasporës përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën! Mund t’i japë fitoren opozitës

ndahet nga jeta ish portieri kuqezi 677f107153fb6
Story i radhës

Ndahet nga jeta ish-portieri kuqezi

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë