vota e diaspores percaktues ne rezultat celibashi edhe nje vote ben diferencen mund ti jape fitoren opozites 677f0355d1c54

Vota e diasporës përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën! Mund t’i japë fitoren opozitës

January 9, 2025
1 minut lexim

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës, një proces i ri ky për institucionet tona për nga ana organizative, pasi është hera e parë që aplikohet.

Celibashi i ftuar në “Open” në News24 u pyet nga moderatorja se sa determinant do të jetë vota e diasporës në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve të 11 majit.

Celibashi u shpreh se mund të ndikojë ndërsa shtoi se edhe vetëm një votë ndonjëherë mund të bëjë diferencën. Sipas tij vota e diasportws mund të konfirmojë ose mund t’i japë fitoren opozitës.

“Patjetër që mund të ndikojë. Ndonjëherë edhe një votë bën diferencën. Mund të konfirmojë ose mund t’i japë fitoren opozitës”, u shpreh ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

deanoski do te kete eksod te te punesuarve nga sektori publik nese ne afat sa me te shkurte nuk u rriten rrogat per 30 per qind 677efe6df3430
Story i mëparshëm

Deanoski: Do të ketë eksod të të punësuarve nga sektori publik nëse në afat sa më të shkurtë nuk u rriten rrogat për 30 për qind

dinosauret jane shfaqur me heret nga sa ishte menduar 677f0cb273648
Story i radhës

Dinosaurët janë shfaqur më herët nga sa ishte menduar

Të fundit nga

Dua Lipa vjen me lajmin BOMBASTIK

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një
ShkoLartë