Vuçiq duke e pritur Godon (bombën atomike) të Putinit !

October 7, 2022
min lexim

Një fotografi e imja nga Samiti i Pragës i EU u mjaftoi shqiptarëve të më përgojojnë. Shikojeni Vuçiq i izoluar dhe i vetmuar nga të gjithë. Askush nuk ulej me te. Askush nuk bisedonte me te. Ky nënshkroi marrëveshje me Putinin dhe po ulet në dy karrige. Tash askush nuk ka respekt për te. 

O të mjerë, mos mendoni se bota serbe ka vdekur. Derisa unë të jem gjallë nuk do e njoh Kosovën. Derisa unë të jem gjallë, çdo serb do t´i ketë sytë drejt Kosovës. Derisa unë të jem gjallë, do të punoi në anulimin e njohjeve për Kosovën. Derisa unë të jem gjallë, Kosova nuk do të pranohet në OKB. Derisa unë të jem gjallë Kosova, do të jetë në kushtetutën e Serbisë, si territor i yni. Derisa unë të jem gjallë, Kosova do të jetë Jerusalemi ynë. Derisa unë të jem gjallë, Kosova do të jetë zemra e Serbisë. Deri sa unë të jem gjallë, kisha serbe do t´i lutet Sveti Savës që të na kthej Kosovën. A doni më shumë.

Miqtë e mi kryesor janë Putin, Xi Jinping, Kim Jong – Un, Dodik, Abaz (0) viq – i, Rama, Erdogan, Orban dhe shumë të tjerë, për të cilët nuk dua të flas.

A doni të dini më tutje. Unë ulem aty ku ma do bytha ime, në dy, tre apo në sa karrige të dua.

Putinin nuk do ta braktisi edhe po u çmend Nato, EU, Kosova, Gjermania, SHBA dhe tërë bota. 

Unë po pres, po keni të drejtë plot 20 vite. Nëse mendoni pse, sepse kjo pritje   do të më shpaguhet. Unë nuk do e pres Godon siç mendoni ju, të na sjell paqen mes nesh, sepse fare për te s’jam i interesuar. Unë po pres diçka më të madhe.

Do të bindeni edhe vetë. Nëse ende se keni dëgjuar pyeteni zotin Biden. Ai sot foli për Armageddon – in (fjalë biblike – fundi i botës). Nëse nuk e dini se ç´është Armageddon – i merruni sa më parë me këtë fjalë.

A dëgjuat o të gjorë, se Putin islamistin Kadyrow e emëroi gjeneral – kolonel. Ndoshta pyesni pse, sepse ai qe një kohë po kërkon të marr rol aktiv në Ukrainë. Në frontin e luftës Kadyrow i dërgoi edhe tre djemtë e vetë adoleshent, prej 14 deri 16 vjeç.

Kadyrow do të jetë personaliteti i tretë në hierarkinë e Putinit. Ai do të vendos kur dhe ku, ta aktivizoi bombën atomike. Nëse doni ta dini, po ju tregoj se Kadyrow – in në perëndim e quajnë: qeni i tërbuar, i çartur i Putinit.

Ai është islamist, po është i gatshëm të vdes edhe për Serbinë. Sapo ta përfundoi me Ukrainën, më ka premtuar t´i përkushtohet Serbisë. Nuk di se ku, do ta gjeni shpëtimin ju prej tij.

Pra ma qani hallin mua, o ju të mjerë, e nuk dini gjë se ç’po përgatisim ndaj jush. Unë thuri plane natë e ditë për fatin tuaj, e ju merreni me kotësira. Luftën ju e keni mes vete, e s’ju duhet askush tjetër. Më tregoni pse nuk po merreni me Ramën e Vjosën në Samit. A i keni parë së bashku një moment, ma thoni, pastaj do të flasim tutje. Ju, t´i përgojoni të tjerët jeni të parët, po me vetveten nuk merreni fare. Këtë ma leni mua. Pas Armageddon -it do i realizoi planet e mia, të jeni më se të sigurt, kuptohet nëse shpëton Serbia, sepse Putinit shpesh po ia huqin cakun raketat.

Satirë politike

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nëse doni të humbni peshë, hani darkë në këtë orë

Story i radhës

Putini përballet me momentin më të rrezikshëm, ndërsa forcat ruse tërhiqen në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë