vucic flet para takimeve ne berlin nuk do te kete bisedime te lehta 627146e099e4b

Vuçiç flet para takimeve në Berlin: Nuk do të ketë bisedime të lehta

May 3, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sot nga Greqia ka folur për takimet që do t’i ketë nesër në Berlin, një me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe tjetrin me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në praninë e emisarit sllovak, Miroslav Lajcak.

Vuçiç ka thënë se ka tremë para këtyre takimeve, meqë sipas tij, bisedimet në kryeqendrën gjermanë s’do të jenë të lehta.

“Kam tremë, nuk do të ketë bisedime të lehta në Berlin”, ka thënë Vuçiq, shkruan tanjug, trasnmeton Gaszeta Express.

Në Berlin nesër do të diskutohen veprimet e ardhshme kundër agresionit dhe luftës së Rusisë në Ukrainë dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Scholz në përkrahje të dialogut në Berlin ka ftuar edhe emisarin sllovak, Miroslav Lajcak.

Lajcak do t’i presë në një darkë informale të përbashkët Kurtin e Vuçiqin, pasi të dy liderët të kenë përfunduar takimet e tyre me kancelarin gjerman./GazetaExpress

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

takim xhaferi landsbergis 6271401f1e31a
Story i mëparshëm

Takim Xhaferi-Landsbergis

nisme per shpalljen e liqenit te ohrit zone e mbrojtur ne kategorine iii monument natyre 62715e5486991
Story i radhës

Nismë për shpalljen e Liqenit të Ohrit zonë e mbrojtur në kategorinë III – monument natyre

Të fundit nga

ShkoLartë