Nismë për shpalljen e Liqenit të Ohrit zonë e mbrojtur në kategorinë III – monument natyre

Qeveria në seancën e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për nevojën për shpalljen e Liqenit të Ohrit zonë e mbrojtur nga kategoria III – monument natyror dhe ka vendosur për pranueshmërinë e propozimit.

Gjithashtu, Qeveria ka porositur Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që deri më 30 qershor 2022 të zhvillojë një debat publik për propozimin, në bazë të të cilit do të përgatitet propozimi përfundimtar për shpalljen e Liqenit të Ohrit zonë e mbrojtur në kategorinë III-monument natyror.

Kjo nismë, sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, vjen në përputhje me rekomandimet e UNESCO-s për mbrojtjen e liqenit të Ohrit për të mundësuar mbrojtjen, ruajtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të vlerave natyrore, caktimin e një subjekti për menaxhim që do të kujdeset për zonën e mbrojtur dhe miratimin e planit për menaxhim në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës

Story i mëparshëm

Vuçiç flet para takimeve në Berlin: Nuk do të ketë bisedime të lehta

Story i radhës

Vuçiç thotë se “druan” nga bisedimet me Scholzin

Të fundit nga