“Vuajtja është e vërtetë”/ Çfarë ndodhi? Dafina Zeqiri shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore

min lexim

Këngëtarja Dafina Zeqiri  e ka treguar disa herë për ndjekësit e saj se vuan nga një problem shëndetësor. Rreth një viti më parë artistja i është nënshtruar një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente.

Ajo lajmëroi asokohe përmes rrjeteve sociale se ka kryer operacionin ALC që njihet si rindërtimi i ligamentit kryq të përparmë. Por me sa duket këngëtarja na nisur të ketë përsëri probleme me gjurin e saj të djathë.

E mesa duket ky problem shëndetësor vazhdon ta shqetësojë ende artisten. Ajo ka treguar së fundmi për ndjekësit e saj se i kanë nisur sërish dhimbjet e gjurit dhe kjo për faktin sepse nuk i ka bërë trajtimin e duhur.

Image

Dafina/instastory

“Vuatja është e vërtetë. Duhej të kisha bërë fizioterapi çdo ditë pas operacionit. Por do të bëhemi më mirë”- shkroi Dafina krahas postimit në Insta Story teksa qëndron e ulur mbrapa sediljes së makinës duke vendosur akull sipër gjurit.

Rikujtojmë se përpos adhuruesve të muzikës së saj , këngëtarja shpeshherë është komentuar në rrjet për ndërhyrjet e saj plastike. Disa ditë më parë, këngëtarja nga Kosova postoi disa selfie ku dukej pa make-up.

Të shumtë kanë qenë komentuesit në seksionin e komenteve të cilët kanë shpërthyer në “ofendime”, duke vënë në pah se ajo ka bërë buzët operacion.

Siç duket këto komente i kanë bërë përshtypje edhe Dafinës, e cila reagoi më pas me anë të një videoje ne Instagram.

“Dje përdora një filtër që i bëri buzët e mia të duken shumë të mëdha. Komentet ishin të pabesueshme, të ashpra sidomos ato që vinin nga femra që më ndiqnin mua. Bullizues. Shikoni fytyrën dhe filtrat tuaj. Kur të mbushni ju 33 vjeç dhe të mos keni bërë botoks dhe filler, ejani të flisni me mua. Fytyra ime. Filtri im. Jeta ime. Shikoni tuajën. Faleminderit,”- shkroi Dafina krahas videos.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kahn: Ronaldo nuk përshtatet me idetë e Bayernit

Story i radhës

Bllokohet një anije në Qerret, dyshohet se ka lëndë narkotike

Të fundit nga