Kahn: Ronaldo nuk përshtatet me idetë e Bayernit

Cristiano Ronaldo ende nuk e di se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.

Ylli portugez nuk ka udhëtuar me ekipin në përgatitjet parasezonale dhe po pret një ofertë të mirë nga një ekip i madh, që ka gjasa për Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, sot ka ardhur njoftimi nga Bayern Munich, që thonë se nuk janë të interesuar për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Drejtori ekzekutiv i Bayernit, Oliver Kahn deklaroi se ai është lojtar fantastik, por nuk përshtatet me idetë e klubit gjerman.

E dua Ronaldon, lojtar fantastik, por çdo klub e ka filozofinë e tij dhe nuk jam i sigurt që do të ishte sinjali i duhur për Bayernin dhe Bundesligën nëse do të nënshkruanim me të tani. “Një veprim i tillë nuk përputhet domosdoshmërisht me idetë tona”, tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 17 korrik

Story i radhës

“Vuajtja është e vërtetë”/ Çfarë ndodhi? Dafina Zeqiri shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore

Të fundit nga