​Ngjarjet e datës 17 korrik

Mbahen ndeshjet finale të FISU Kupës Botërore Universitare në Hendboll 2022, ku ekipi i femrave i Universitetit të Prishtinës do të garojë për vendin e III-të. (Palestra “1 Tetori”, ora 13:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin kryeministri i Republikës së Kosovës njëherit kryetari i LV-së, Albin Kurti, sekretarja organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe koordinatori për qendra, Valon Hoti. (Zyret e VV-së, ora 14:00)

Mbahen ndeshjet finale të FISU Kupës Botërore Universitare në Hendboll 2022, ku Universiteti Kombëtar i Sporteve, Koreja – Universiteti Castilla – La Mancha, Spanjë – Femrat. ( Palestra “1 Tetori”, ora 17:00)

Mbahen ndeshjet finale të FISU Kupës Botërore Universitare në Hendboll 2022, ku Universiteti Kombëtar i KANGËON-it, Koreja – Universiteti i Prishtinës, Kosovë – Meshkujt. ( Palestra “1 Tetori”, ora 19:00)

Federata e Sporteve Universitare të Kosovës organizon ceremoninë mbyllëse e FISU Kupës Botërore Universitare. ( Salla “1 Tetori”, ora 21:30)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shoferët në Elbasan ndër më problematikët, në një muaj rreth 85 mijë euro gjoba nga “Rrugorja”

Story i radhës

Kahn: Ronaldo nuk përshtatet me idetë e Bayernit

Të fundit nga