Vrasja në Top Channel, reagon Arbana Osmani: Këto 24 orë kanë kanë qenë të vështira për mua

min lexim

Kjo pasi në objektin e këtij televizioni pati gjuajtje me armë zjarri, nga ku mbeti i vdekur roja i sigurisë së ndërtesës.

Të shtënat u dëgjuan edhe në një transmetim direkt nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, e cila ndodhej shumë pak metra larg vendit ku ndodhi gjuajta.

Lidhur me rastin famëkeq ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale, gjersa mbrëmjen e së mërkurës ka reaguar edhe vet moderatorja e BBVA, Arbana Osmani.

Ajo në një postim të ndjerë në Instagram shprehu ngushëllime për familjen të ndjerit, gjersa tha se terrorin që përjetuan mbrëmë nuk e meritojnë jo vetëm punëtorët e TCH, por të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

“Sot, me vrasjen e Palit te ndjerë, jemi vrarë nga pak të gjithë ne. Jo vetëm ne që në atë vend kalojmë më shumë kohë se në shtëpitë tona dhe mund të ishim duke dale nga puna në atë moment; por të gjithë ne si qytetarë të kësaj Shqipërie që nuk meriton të përgjaket nga terrori, urrejtja dhe vandalizmat. Këto 24 orë kanë kanë qenë të vështira për mua dhe gjithë kolegët e mi, dhe nuk është e thjeshtë të gjej fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen, trishtimin dhe zemëratën që ndiej. Por është kjo media e cila në të gjithë këto vite na ka shpërblyer edhe me një publik dashamirës, frymëzues e solidar. Shikues e publik që gjatë gjithë ditës sot nuk i ka kursyer mesazhet kurajoze ndaj nesh dhe për këtë ju jam Falenderuese gjithmonë. Nuk gjej fjalë për të ngushëlluar 3 femijët e Palit që sot humbën babain, përveçse të lutem që Zoti t’ju japë forcë te përballojnë humbjen e një njeriu të pafajshëm që sot është heroi im dhe i qindra kolegëve. Bashkë do jemi më të fortë”, ka shkruar Arbana Osmani në Instagram.

Ndërkohë, motivet e këtij sulmi pranë televizionit nuk janë bërë ende të ditura. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Raportohen shpërthime në Kiev

Story i radhës

“Nuk rri dot pa shkruar”, Rama pas humbjes së “kuqezinjve” në Poloni: Shqipëri dinjitoze, meritonim si minimum barazimin

Të fundit nga