Vrasja në Prishtinë, shqiptohet masa e ndalimit për dy persona

March 19, 2023
1 minut lexim

Policia ka informuar se është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë ndaj dy personave për vrasjen e djeshme në Prishtinë.

Sipas Policisë, të dyshuarit për vrasje janë dy personat që pas ngjarjes tragjike janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe përfundimit të veprimeve fillestare hetimore, është ngritur dyshimi i bazuar, se personat e dyshuar për rastin e vrasjes, janë dy personat të cilët pasi ka ndodhë ngjarja janë dërguar për trajtim në QKUK. Për të dy personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Njëri nga personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe intervistimit nga ana e policisë është dërguar në qendër të mbajtjes. Ndërsa i dyshuari tjetër (po ashtu nën masën e ndalimit), po vazhdon të trajtohet në QKUK.”, ka bërë të ditur PK.

Lidhur me rastin, është sekuestruar një armë zjarri dhe një thikë.

Rastin tragjik në Prishtinë dje e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar (dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Ahmeti.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Moti sot me diell dhe relativisht ngrohtë

Story i radhës

“Keqardhje që Serbia nuk pranoi”, Basha: Kurti hapi kapitullin e ri

Të fundit nga

Horoskopi i datës 29 maj 2025

Dashi Yjet do ju ndihmojnë të hidhni hapa para në fusha të ndryshme sot. Do keni më shumë gjallëri dhe do jeni plot optimizëm. Për ju që keni një lidhje do jetë

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë