“Keqardhje që Serbia nuk pranoi”, Basha: Kurti hapi kapitullin e ri

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar diskutimet për marrëveshjen Kosovë-Serbi mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit, gjatë ditës së djeshme në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Basha shkruan në një status në rrjetet sociale se Kurti ka treguar se është në “tryezë me konstruktivitet dhe vullnetin për të nënshkruar një marrëveshje”, por shpreh keqardhjen që kjo marrëveshje nuk është firmosur nga Vuçiç.

Reagimi i Bashës:

Një hap i rëndësishem u hodh sot në Ohër nga Kosova dhe Serbia në rrugën e bashkëpunimit dhe integrimit europian. Kosova nën lidershipin e Albin Kurtit tregoi dhe njëherë se është në tryezë me konstruktivitet dhe vullnetin për të nënshkruar një marrëveshje që i shërben Kosovës por gjithashtu rajonit dhe vetë Serbisë për të hapur një faqe të re paqeje dhe stabiliteti. Keqardhje që Serbia sërish nuk pranoi të nënshkruajë këtë marrevëshje çka do të tregonte përmasën e plotë të përkushtimit për një kapitull të ri të marrëdhënieve të saj me Kosovën dhe BE.

Mirënjohje për BE, Josep Borrell, Miroslav Lajcak për SHBA dhe Gabriel Escobar për përpjekjet titanike për të arritur deri te ky moment. Le të shpresojmë se një dritë e re po çel për Kosovën, Serbinë dhe gjithë rajonin tonë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vrasja në Prishtinë, shqiptohet masa e ndalimit për dy persona

Story i radhës

Kiara surprizon Luizin, deri të martën çifti do të qëndrojë në suitë private

Të fundit nga