Vrasja e Martin Çeços, 18-vjeçarja e futi në kurth? Tina Pajollari ishte prezente kur u krye krimi dhe…

Gazetarja e Panorama ka zbardhur detaje të reja nga arrestimi i Martina Pajollarit lidhur me vrasjen e Martin Çeços, e dyshuar si bashkëpunëtore në krim.

Burimet konfirmojnë për Panorama se Martina ka qenë arsyeja e konfliktit mes viktimës dhe autorit kryesor të dyshuar Valter Mollaj.

Mësohet se ajo mbante lidhje të dyfishtë, ndërsa në sy të Valterit shprehej se Martini e detyronte për të qëndruar me të, por nga hetimet kjo gjë që nuk rezulton e vërtetë.

Detaje të reja tronditëse janë sipas grupit hetimor edhe se 18-vjeçarja Pajollari ka qenë prezente në momentin që Valter Mollaj me dy të arrestuarit e tjerë bënin planin për vrasjen e Martinit.

Ndërsa sipas informacioneve ajo ka qenë po ashtu prezente në momentin që u krye vrasja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arteta pranon se Jesus është në dyshim

Story i radhës

​Shoqata e shpediterëve të Kosovës pranohet në FIATA

Të fundit nga