“Vrasja e 14 vjeçarit, u keqpërdor”, Rama: U shpik një autor tjetër dhe u vu në pikëpyetje puna e policisë

December 5, 2024
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama thotë se bllokimi i TikTok është një ndihmë por jo një zgjidhje përfundimtare. Në takimin me prindër e mësues në shkollën “Halit Coka” në Kamëz, kryeministri u shpreh se vrasja e 14 vjeçarit Martin Cani u keqpërdor, si dhe u vu në pikëpyetje edhe puna e policisë së shtetit.

“Dy vrasje që kanë ndodhur ajo e Pogradecit dhe kjo e 14 vjeçarit, janë përdorur në mënyrën më abuzive dhe më të pabesë ndaj opinionit publik, duke sajuar historira, duke vënë në pikëpyetje korrektesën e policisë në raportim, duke shpikur një autori tjetër, një thikë tjetër.

Fatmirësisht kjo vrasje është e regjistruar në video. Jo vetëm që është hetuar me detaje, por është në video se si ka ndodhur.

Nuk ka autor tjetër dhe nuk ka ndodhur siç mund të thotë imagjinata kur vetvetiu vendoset në krahun e viktimës. Një përleshje nga ku për fatin më të keq, është shkaktuar një vdekje e një fëmije. Dhe në këto bashkëbisedime kam dëgjuar me vëmendje shqetësimin e prindërve që përtej TikTok është edhe çmenduria mediatike e Shqipërisë që nxitet nga politika, nga nevoja për audiencë dhe për ta përdorur shqetësimin që krijohet të prindërit, për t’i mbajtur pas ekranit duke iu treguar historira.”, shtoi Rama.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Maqedonci i takon studentët e Kosovës në akademinë ushtarake të FASh-it

Story i radhës

Shqetësim në Shqipëri lidhur me shtimin e portaleve me origjinë ruse

Të fundit nga

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë