maqedonci i takon studentet e kosoves ne akademine ushtarake te fash it 6751ad3e063d2

Maqedonci i takon studentët e Kosovës në akademinë ushtarake të FASh-it

December 5, 2024
1 minut lexim

Komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj, zhvilloi një takim me

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me të enjten me komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj.

Në një postim në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë thuhet se në qendër të diskutimeve ishin studentët nga Kosova që ndjekin programet bachelor dhe master në Akademinë e Forcave të Armatosura.

“Aktualisht, në këtë akademi studiojnë 10 studentë nga Kosova në nivelin bachelor dhe 2 studentë ndjekin programin master. Po ashtu, në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë janë pjesë e kurseve 12 kursantë nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Ministri Maqedonci u njoh nga afër me ambientet e akademisë si dhe me programin mësimor dhe stërvitor të ndjekur nga këta studentë”, thuhet në në njoftimin e lëshuar.

Në përmbyllje, u zhvillua një bashkëbisedim i hapur mes ministrit dhe studentëve kosovarë, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

DURMISHI
Story i mëparshëm

Durmishi: Çmime më të ulëta të mbi 650 produkteve në “Shportën e Vitit të Ri”

vrasja e 14 vjecarit u keqperdor rama u shpik nje autor tjeter dhe u vu ne pikepyetje puna e policise 6751adb3f1bf5
Story i radhës

“Vrasja e 14 vjeçarit, u keqpërdor”, Rama: U shpik një autor tjetër dhe u vu në pikëpyetje puna e policisë

Të fundit nga

Ai do të japë dëshmi?

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dha një mbrojtje të pasionuar për veten dhe sulmoi kundërshtarët e tij të martën, por të hënën e ardhshme ai do të dalë në gjykatë. Ai do
ShkoLartë