drita kampion vjeshtor i kosoves 6769177817cdd

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

December 23, 2024
1 minut lexim

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me vështirësi fitoi 2:1 ndaj Feronikelit 74.

E pas 18 xhirove, Drita kryeson renditjen tabelare të elitës së futbollit kosovar me 40 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 33, kurse e treta është Malisheva me 30.

Në vendin e katërt është Prishtina me 27 pikë, kurse Suhareka e pesta me 25. Me nga 21 pikë në vendet 6 dhe 7 gjenden Gjilani dhe Dukagjini.

Ferizaj është në pozitën e tetë që dërgon në barazh me 20 pikë, kurse Llapi është i parafundit me dy më pak. E fundit në tabelë është Feronikeli 74 me 10 pikë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

zgjedhjet e 9 shkurtit kqz sot ceritifikon edhe 17 subjekte politike 676913bd04a7f
Story i mëparshëm

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ sot ceritifikon edhe 17 subjekte politike

duke u bere gati per fundin e tiktok ut 676918673d1ea
Story i radhës

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Të fundit nga

Trajneri vendos për Roko Vatën

Trajneri vendos për Roko Vatën! Vata nuk luan nga minuta e parë për Irlandën.. Në orën 20:45, do të luhen ndër të tjera pesë sfida të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Skuadrat
ShkoLartë