Vodhi 6000 euro në një hotel në Ksamil, vihet në pranga “skifteri” serial

January 6, 2025
1 minut lexim

Policia e Sarandës ka identifikuar dhe vënë në pranga brenda 24 orëve të dyshuarin si autor të vjedhjes së një sasie parash në një hotel në Ksamil.

Arif Mance, 38 vjec, banues në Tiranë, është identifikuar përmes pamjeve filmike si autor i vjedhje së një shume prej 6000 euro në hotel “Koko” në qendër të Ksamilit.

Ai kishte vepruar i vetëm në ngjarje, por ishte treguar i pakujdesshëm për t’u fshehur nga kamerat e sigurisë. Mance rezulton person me precedentë të theksuar kriminalë, i arrestuar dhe dënuar disa herë për vjedhje në Tiranë, Lac apo qytete të tjera të Shqipërisë.

Policia e Sarandës po vijon hetimet për të zbuluar nëse Mance mund të ketë kryer vjedhje të tjera në Sarandë dhe Ksamil.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zëvendës drejtori Halimi: Rritja e pensioneve është tregues se zëri i pensionistëve është dëgjuar dhe kujdesi për mirëqenien e tyre mbetet prioritet

Story i radhës

Sallahu: KQZ shkeli ligjin me ndarjen e numrit për Listën Serbe

Të fundit nga

ShkoLartë