VOA: Rëndohet situata me COVID-19 në Kosovë

January 26, 2022
1 minut lexim

Autoritetet shëndetësore në Kosovë konfirmuan të mërkurën 4 mijë e 397 raste të reja të të prekurve nga COVID-19, numri më i lartë i regjistruar në një ditë që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020.

Rastet e reja u konfirmuan pas 16 mijë e 307 testimeve që i bie se afro 27 për qind e të testuarve dolën të infektuar.

Autoritete thanë se pothuajse të gjitha rastet e reja janë të prekur nga varianti Omicron i koronavirusit, i cili sipas studimeve është më ngjitës sesa variantet tjera, por duket se shkakton më pak probleme shëndetësore.

Nga e hëna qeveria vendosi masa kufizuese për të frenuar zgjerimin e shkallës së infektimeve dhe deri më 4 shkurt ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, ndërsa kafenetë e restorantet do të punojnë deri në orën 21:00. Me masat e reja çdokush që hyn në Kosovë, duhet të jetë vaksinuar me tri doza vaksine apo me dy doza dhe të paraqesë një test negativ.

Masat u kritikuan nga opozita por edhe nga qytetarë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që përballen me vështirësi udhëtimi.

Autoritetet në Prishtinë po u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Sipas ministrisë së Shëndetësisë mbi 830 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa 65 mijë kanë marrë një dozë përforcuese./voa

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sherr me thika mes tre të rinjve në Durrës, plagoset rëndë njëri prej tyre

Story i radhës

MPB Maqedoni zbulon marihuanë në vlerë prej 50 mijë eurove

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë