MPB Maqedoni zbulon marihuanë në vlerë prej 50 mijë eurove

January 26, 2022
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme zbuloi 50 mijë euro marihuanë dhe arrestoi tre persona.

“Më 25.01.2022 nga policët në bashkëpunim me Agjencinë për Siguro Nacionale, Departamentin për zbulimin e krimit të organizuar, SPB Shkup, pas hetimit në koordinim me prokurorin publik u ndalua transport me marihuanë në vlerë prej 50 mijë eurove”, thonë nga SPB Shkup.

Nga policia theksojnë se janë arrestuar M.A (63), D.K (45) dhe J.K (82).

Sipas policisë, gjatë janarit të vitit 2022, M.A ka blerë drogën dhe ka angazhuar D.K që me veturë “rent a car” ta dërgojë marihuanën në shtëpizë në Golevo në Mirkovci, ndërsa më 25.01 M.A është dakorduar të shesë 10 kilogramë në fshatin Vasillevo të Strumicës dhe ka angazhuar D.L dhe J.K ta transportojnë ddrogën. Po ashtu në autostradën Shkup – Shtip, policët kanë kontrolluar automjetin e drejtuar nga D.K ku bashkë me të ka qenë edhe J.K dhe në pjesën e gepeku është gjetur drogë me rreth 10 kilogramë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

VOA: Rëndohet situata me COVID-19 në Kosovë

Story i radhës

Почина партизанката од Битола Ратка Бакалиноска

Të fundit nga

ShkoLartë