Plagosje me thikë brenda një lokali në Durrës.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 17 te qytetit, ndërsa mësohet se një grup prej tre të rinjësh janë konfliktuar fizikisht dhe me pas kanë qëlluar njërin me thikë.
Ai është transportuar në spital në sallën e urgjencës. Të dhënat paraprake dëshmojnë se i plagosuri është në gjendje të rëndë.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e plagosjes, sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje.