agjenti i gosens zbulon pse lojtari e zgjodhi interin para newcastle unitedit 61f18257d4ec3

Agjenti i Gosens zbulon pse lojtari e zgjodhi Interin para Newcastle Unitedit

January 26, 2022
1 minut lexim

Agjenti i Robin Gosens ka konfirmuar se janë në detajet për transferimin e mbrojtësit anësor të Atalanta-s te Interi, pasi refuzuan Newcastle Unitedin.

Në thelb është bërë tashmë një marrëveshje midis dy klubeve për një huazim të lojtarit për tre milionë euro si dhe me obligimin për blerjen përfundimtare me koston e 22 milionë eurove.

Ka mbetur vetëm që të finalizohen kushtet personale dhe më pas testet mjekësore të lojtarit, të cilat pritet të zhvillohen nesër në Milano.

Agjentët dhe ndërmjetësit e të dy palëve u panë të mërkurën në selinë e Interit, duke përfshirë agjentin kryesor Paolo Busardo, i cili foli shkurtimisht për këtë operacion.

“Nuk është bërë ende, ka ende disa detaje për t’u zgjidhur, do të shohim. Nuk e di nëse do të finalizohet deri në mbrëmje”, tha ai.

I pyetur pse lojtari ka zgjedhur Interin duke refuzuar Newcastle United, ai u përgjigj:

“Sepse është Interi. Shpresojmë se mund të jetë zgjidhja e duhur për të.”, theksoi ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

si te ndaloni gerhitjen me shkronjen i nje keshille qe do ta ndani me te gjithe ata qe i njihni 61f182562aec2
Story i mëparshëm

Si të ndaloni gërhitjen me shkronjën ‘i’? Një këshillë që do ta ndani me të gjithë ata që i njihni

sherr me thika mes tre te rinjve ne durres plagoset rende njeri prej tyre 61f1825df339a
Story i radhës

Sherr me thika mes tre të rinjve në Durrës, plagoset rëndë njëri prej tyre

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 18 janar

Mbahet Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Restorant “Villa Natyra” Prugovc, kilometri i 10-të i magjistrales Prishtinë-Podujevë, ora 10:00) Nisin punimet për renovimin
ShkoLartë