3
Shkup, 7 dhjetor – BDI, në vend që të fillojë të veprojë si një opozitë reale, merret me shkrimin e letrave”, ksëhtu tha VMRO-DPMNE pasi BDI u dërgoi letër ndërkombëtarëve në lidhje me situatën në vend. VMRO tha se, BDI duhet të ndalojë të keqpërdorë shqiptarët në Maqedoni për të shpëtuar nga aktivitetet kriminale
“BDI, në vend që të fillojë të veprojë si një opozitë reale, merret me shkrimin e letrave. Në BDI duhet ta kuptojnë se shkrimi i letrave me ankesa drejtuar përfaqësuesve ndërkombëtarë nuk do t’i bëjë ata evropianë. Kur bëhet fjalë për BDI-në, një gjë është e qartë: ata janë krijuesit e krimit në Maqedoni, ndërsa LSDM-ja janë kumbarët. BDI duhet të ndalojë të keqpërdorë shqiptarët në Maqedoni për të shpëtuar nga aktivitetet kriminale” – thuhet në reagimin e VMRO-së.
BURIMI: zhurnal.mk