vmro dpmne ali ahmeti eshte kryeministri i vertete i maqedonise 627107d989ea9

VMRO-DPMNE: Ali Ahmeti është kryeministri i vërtetë i Maqedonisë

May 3, 2022
1 minut lexim

Nga VMRO-DPMNE sot sërish kanë reaguar pas hapjes së lapidarit për nder të dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan. Dimçe Arsovski nga kjo parti thotë se me këtë veprim është dëshmuar se kryeministri i vërtetë në vend është Ali Ahmeti ndërsa shef në Qeveri është BDI.

“Ngjarja në Likovë është edhe një nga radhët e dëshmive që titulli i vërtet për Kovaçevskin është vetëm realizuesi i punëve, sepse më shumë se e qartë se Ali Ahmeti është kryeministri i vërtetë i Republikës së Maqedonisë. Kjo ngjarje është edhe një dëshmi tjetër që tituli i vërtet për LSDM-në është vetëm ndihmës, sepse shihet më se qartë që BDI është shefi i vërtetë në këtë Qeveri që po e udhëheqë Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Arsovski.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

KOVACEVSKI 2 1
Story i mëparshëm

Kovaçevski: Renditja e re e “Reporterë ka kufij” e pozicionon shtetin tonë në mesin e më mirë të vlerësuarave në rajon

nuk ka propozim qe teuta arifi te jete ambasadore pohon osmani 627109f185a0f
Story i radhës

Nuk ka propozim që Teuta Arifi të jetë ambasadore, pohon Osmani

Të fundit nga

Tërmeti me magnitudë 4 godet jugun e Stambollit

Një tërmet me magnitudë 4 është regjistruar në jug të Stambollit. Sipas qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare thellësia ishte rreth 8 kilometra. Ndërkohë epiqendra u regjistrua në Detin e Marmarasë. Nuk raportohet për dëme.
ShkoLartë