Nuk ka propozim që Teuta Arifi të jetë ambasadore, pohon Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i ka quajtur dezinformata raportimet se Teuta Arifi është refuzuar si propozim për ambasadore në Ankara. Osmani pohon se asnjëherë nuk ka pasur propozim as mendim të tillë.

“Asnjëherë nuk ka pasur as mendim, ndërsa dje jo vetëm se mediume më të vogla, mediume mainstream, që krijojnë mendimin publik, në bazë të të cilave njerëzit krijojnë përshtypje për proceset e thanë këtë pa kërkuar aspak qëndrim nga Ministria e Punëve të Jashtme”, deklaroi Osmani.

Ministri konfirmoi se ka pasur mendime për dërgimin e Arifit në Bruksel, por që asnjëherë nuk është menduar si propozim për në Uashington.

“Do të thotë asnjëherë nuk ka pasur as mendim as propozim për Ankara, e le më refuzim. Asnjëherë nuk ka pasur propozim për Teuta Arifin për Uashington që të refuzohet, asnjëherë nuk ka pasur propozim të formalizuar për Teuta Arifin për në Bruksel. Ka pasur mendime, por asnjëherë propozim të formalizuar që të dërgohet në Bruksel”, deklaroi Osmani.

 

Story i mëparshëm

VMRO-DPMNE: Ali Ahmeti është kryeministri i vërtetë i Maqedonisë

Story i radhës

Grubi pret në takim zëvendës ambasadorin amerikan Eric Meyer, flasin për Korridorin 8

Të fundit nga