Kovaçevski: Renditja e re e “Reporterë ka kufij” e pozicionon shtetin tonë në mesin e më mirë të vlerësuarave në rajon

Këtë vit, Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, e shënojmë si vend i cili ka arritur progres të jashtëzakonshëm në listën e “Reporterë pa kufij”. Sipas indeksit për liri të mediave, i cili është publikuar në raportin për vitin 2022, Maqedonia e Veriut shënon rritje prej 33 vendeve, gjegjësisht nga vendi 90 në vendin e 57-të. Kjo renditje e re e pozicionon shtetin tonë në mesin e më mirë të vlerësuarave në rajon, shkroi në Fejsbuk kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ai iu shprehu falënderim gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, për, siç thuhet, përkushtimin e tyre në punë dhe i porosit që të vazhdojnë me profesionalizim ta punojnë punën e tyre.

“Jo shumë kohë më parë dëshmuam se liria e rrezikuar e mediave është hapi i parë drejt sundimit autokratik dhe të gjitha pasojat negative të menaxhimit të tillë. Qeveria e LSDM-së gjatë pesë viteve të kaluara tregoi kapacitet dhe respekt jashtëzakonisht demokratik drejt mediave dhe punonjësve mediatikë, duke e mohuar lirinë e shprehjes si e drejtë dhe vlerë kyçe në shoqëri”, theksoi kryeministri Kovaçevski në shkrimin e tij.

Story i mëparshëm

Lindsbergis: Fillimi i negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë para përfundimit të kryesimit francez

Story i radhës

VMRO-DPMNE: Ali Ahmeti është kryeministri i vërtetë i Maqedonisë

Të fundit nga