Vllaznia dhe Erzeni sigurojnë dy biletat e fundit

Vllaznia dhe Erzeni janë dy ekipet e fundit gjysmëfinaliste të play off-it në volejboll për meshkuj. Ato kanë dalë fituese në fazën çerekfinale, duke i fituar të dyja përballjet ndaj rivalëve të tyre.

Vllaznia mundi 3-1 Skënderbeun në Shkodër, ndërkohë që pat fituar 3-2 edhe sfidën e parë. Ndeshja nisi më mrië për miqtë nga Korça, që fituan 25-22 setin e parë. Më tej në fushë komandon skuadra shkodrane, që fiton me lehtësi tri setet e tjera (25-12, 25-16, 25-23).

Kualifikim më i lehtë për Erzenin, që në çerekfinale eliminoi Elbasanin, duke i fituar 3-0 të dyja takimet. Në përballjen e dytë luajtur në Elbasan, ekipi shijakas fitoi pa probleme të trija setet (25-11, 25-12, 25-19).

Në gjysmëfinale janë kualifikuar më herët Tirana e Partizani, të renditura në dy vendet e para të Superligës, pas përfundimit të sezonit të rregullt.

Çerekfinale-Meshkuj

5 prill, Skënderbeu – Vllaznia, 2-3

5 prill, Erzeni – Elbasani, 3-0

8 prill, Vllaznia – Skënderbeu, 3-1

8 prill, Elbasani – Erzeni, 0-3

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto gabime që bëni në takime, ju pengojnë të gjeni dashurinë e vërtetë

Story i radhës

Ishte në kërkim për aferën e inceneratorit të Elbasanit/ Arrestohet sapo zbriti në Rinas Etleva Kondi

Të fundit nga