Ishte në kërkim për aferën e inceneratorit të Elbasanit/ Arrestohet sapo zbriti në Rinas Etleva Kondi

Arrestohet Etleva Kondi, e cila ishte në kërkim për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Mësohet se, Etleva Kondi ka qenë në Itali dhe se tashmë ndodhet e ndaluar nga Policia e Shtetit.

Asaj i është komunikuar masa e vendosur nga Gjykata sapo ka zbritur në Rinas dhe është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për vijimin e procedurave. Më pas Etleva Kondi është shoqëruar nga policia për në banesën e saj, pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Ajo u shpall në kërkim me urdhër të SPAK e akuzuar për përfshirjen në aferën e inceneratorit të Elbasanit. Ndaj saj, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” disa javë më parë.

Pas ndalimit, pritet që Kondi të dalë sërish para gjykatës për komunikimin e masës së sigurisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vllaznia dhe Erzeni sigurojnë dy biletat e fundit

Story i radhës

45 profesionistë shëndetësorë të QKMF Fushë Kosovë mbesin pa punë, rrezikohen shërbimet

Të fundit nga