Vlladimir Pançevski del nga burgu, Gjykata supreme ia hoqi dënimin

February 16, 2022
1 minut lexim

Gjykata supreme e hoqi aktgjykimin e Gjykatës themelore Veles dhe të Gjykatës së Apelit në Shkup, me të cilat ish kryetari i Gjykatës penale Vlladimir Pançevski u dënua me burg për shkak të keqpërdorimit të sistemit për sistemimin e lëndëve gjyqësore AKMIS.

Drejtori i burgut “Shkup” Filip Andov për MIA-n konfirmoi se me vendim të Gjykatës supreme lënda kthehet në gjykim të sërishëm dhe Pançevskit i shfuqizohet dënimi me burg. Gjatë ditës së nesërme ai do të lirohet nga burgu “Shkup”.

Pançevski, i cili më 3 shkurt të këtij viti filloi me vuajtjen e dënimit me burg, u dënua nga gjykata në Veles me tre vjet e gjashtë muaj burg, e pastaj Gjykata e Apelit në Shkup ia shkurtoi dënimin në dy vjet e gjysëm.

Vlladimir Pançevski u dënua pasi në periudhë prej vitit 2013 deri vitin 2016, si kryetar i Gjykatës penale, me dorë ka ndarë lëndë te gjykatës të përshtatshëm, e kjo përmes sistemit AKMIS. Ai ka ndarë 40 lëndë, mes të cilave edhe dy raste në Prokurorinë speciale publike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Inter-Liverpool, kalojnë 20 minuta lojë në “Giuseppe Meazza”

Story i radhës

Shaip Kamberi synon të bëhet deputet edhe për një mandat tjetër në Parlamentin e Serbisë

Të fundit nga

ShkoLartë