​Inter-Liverpool, kalojnë 20 minuta lojë në “Giuseppe Meazza”

Kanë kaluar 20 minuta lojë në stadiumin “Giuseppe Meazza” në Italia aty ku ballafaqohen gjiganti italian Interi dhe ai anglez Liverpooli.

Sfida është e vlefshme për fazën e 1/16-të të Ligës së Kampionëve, por ende asnjëra skuadër nuk e ka gjetur rrugën e golit.

Liverpooli deri në këtë pikë të sfidës ka treguar skuadër më kërkuese duke e kërcënuar në tre rastd portën e sllovenit Samir Handanovic, por edhe vendasit iu ofruan mjaftë shumë golit me anë të Hakan Calhanoglut

Anglezët gjithashtu janë më të mirë edhe në posedimin e topit duke e mbajtur atë në 65% të kohës.

Rezultati mbetet i pa ndryshuar edhe në sfidën tjetër të mbrëmjes Salsburg-Bayern Munih.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MPB: Arrestohet një person nga Gostivar për sulm ndaj gazetarit

Story i radhës

Vlladimir Pançevski del nga burgu, Gjykata supreme ia hoqi dënimin

Të fundit nga