vlen provimi i jurisprudences po zgjidhet jemi kunder instrumentalizimit te protestes 6a0a3c2b9369e

VLEN: Provimi i jurisprudencës po zgjidhet, jemi kundër instrumentalizimit të protestës

May 18, 2026
1 minut lexim

VLEN që nga fillimi e ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë kërkesën që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe. Kjo është një e drejtë që nuk duhej as të diskutohej, e lëre më të pritej aq shumë vite.

Gjërat duhet thënë ashtu siç janë. Ky problem nuk ka rënë nga qielli. Ky problem ka emër dhe mbiemër politik, BDI. Për 22 vjet kishin gjithçka në dorë, pushtet, ministra, drejtori, kabinete, pra pushtet absolut. Por për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, si për shumë çështje të tjera, nuk bënë asgjë.

Ne e kemi dëshmuar se kur ka vullnet, problemet zgjidhen. Zgjidhëm çështjen e licencave të mjekëve, të edukatoreve dhe miratuam ligj për medresantët që BDI i kishte lënë pas dore për vite. Me të njëjtin seriozitet po veprojmë edhe për këtë çështje.

E respektojmë protestën. Por jemi fuqishëm kundër tentimeve të BDI-së për ta instrumentalizuar atë dhe për ta përdorur si mbulesë për dështimin e vet 22 vjeçar.

Andaj, kësaj çështjeje i jemi qasur me përgjegjësi dhe seriozitet. Po e zgjidhim, siç po zgjidhim edhe shumë çështje tjera të lëna përgjysmë.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bekim qoku perkrahje studenteve bdi i la problemet dhe normalizoi padrejtesite ndaj shqiptareve per 22 vite 6a0a215222bff
Lajmi i mëparshëm

Bekim Qoku përkrahje studentëve: BDI i la problemet dhe normalizoi padrejtësitë ndaj shqiptarëve për 22 vite

filipce qeveria po e con vendin drejt kolapsit financiar 6a0a3d708abae
Lajmi i radhës

Filipçe: Qeveria po e çon vendin drejt kolapsit financiar

Të fundit nga

ShkoLartë